10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Duma: “Keni dështuar të gjithë, në këto 8-9 vite zero përfitime sa i përket BE”

Deputetja Grida Duma është treguar e ashpër me qëndrimin e saj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Deputetja nuk i ka kursyer as ironitë, ndërsa theksoi se në këto 9 vite nuk është bërë asnjë hap drejt rrugës europiane.

E ndalur tek legalizimi i kanabisit , Duma tha se kjo çështje është një problem i madh, pasi është folur për shumë situata të trafikimi, duke theksuar se një nga shqetësimet më të mëdha është  përdorimi i drogërave në ambientet e shkollave.

“Keni dështuar të gjithë. Sa i përket progres raporteve, disa prej nesh kanë përvojë me leximin e tyre. Unë jam e kënaqur që një nga kolegët e mazhorancës e ç’tensionoi këtë situatë dhe tha madje t’i tregojmë fëmijëve tanë që kemi arritur suksese. Unë e di që brezi i ri shqiptar na ndjek me vëmendje. Këtu keni specialistë që do t’ju tregojnë që në çdo progres do të gjeni gjithmonë fjalët e mira, ku do të thuhet progres në rrite, të gjitha termat që na japin partnerët europian për të na motivuar pak që ne duhet të vazhdojmë. Çështje është ku jemi…Do ishte mirë që atje ku ka përmirësime t’i themi, por edhe ju atje ku nuk ka arritje t’i thoni.

Patjetër që jeta kjo është shkëmbim marrje dhe dhënie…Kjo është lojë sepse viti i 9 , dy mandate, i treti tani që Shqipëria nuk u hap negociata. Në 2013 dy produkte për shqiptarët ishin arritur, ju s’keni bërë asgjë tjetër deri më tani. Çfarë përfitojnë shqiptarët nga tryeza të pafundme që jemi ulur ne këtu. Në këto 8-9 vite zero përfitime sa i përket BE. Sot kemi një problem të madh të përdorimit të drogërave në shkolla. Shqetësimi i madh i familjeve shqiptarë është se nuk është marrë asnjë masë deri më tani”, tha Grida Duma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...