27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Neurokirurgu shqiptar në SHBA Gentian Toshkëzi:“Covid-19 prek direkt qelizat nervore”,situatë e rënduar, shifrat të njëjta si në prill

Mjeku shqiptar që shërben në SHBA, Gentian Toshkëzi, tha  se situata me koronavirusin në Amerikë është e rënduar dhe shifrat po rriten nga dita në ditë.

Mjeku Toshkëzi theksoi se shifrat e infektimeve dhe viktimave nga Covid-19 në SHBA janë të njëjtë me ato të para muajit maj, kur u shënua piku i valës së parë.

“Situata në SHBA ka qenë vërtet e rënduar ditët e fundit. Ka pasur rritje të pacientëve me Covid. Numri është rritur përditë. Gjendja është e rënduar me këtë fluks të madh pacientësh. Po shohim numrat që janë të njëjtë me ato të para muajit maj. Mendoj se kemi futur protokollet për të mos shkuar drejt kolapsit. Ky virus erdhi me shumë të panjohura. Duke e njohur virusin ne filluam në mënyrë urgjente të implementonim protokollet për të trajtuar virusin dhe tani e kemi më të qartë. Tani kemi protokolle që në një far mënyrë supertojnë problemet, por kemi dhe një ilaç, që prodhohet në mënyrë të përshpejtuar si remdesiviri, por edhe plazma, që ndihmojnë pacientët të dalin nga gjendja e rënduar. Për pacientë më të rënduar kemi protokolle më agresive për trajtimin e tyre”, tha mjeku shqiptar.Neurokirurgu shqiptar foli dhe për ndikimin e koronavirusit te sistemi nervor i pacientëve, duke thënë se është e vërtetë që ky virus prek sistemin nervor dhe trurin e të infektuarve.

“Kemi vënë re që ky sistem prek edhe sistemin nervor, edhe trurin. Disa nga simptomat e prekjes së sistemit nervor lidhen direkt me infektimin e virusit në qelizat nervore. Simptomat mund të jenë të ndryshme, fillon që nga simptoma të lidhura me inskeni, si mundja e vetëdijes, probleme me të folurit, paraliza të gjymtyrëve, etj. Shoh pacientë me Covid që paraqesin probleme edhe me delirin dhe psikoza, që janë vënë re edhe te pacientë me simptoma më të lehta të Covidit. Pacientët që kanë këto probleme i kemi trajtuar në varësi të simptomave që kanë shfaqur. Në varësi të pacientit dhe simptomave që paraqesin, kemi përshtatur edhe trajtimin e tyre”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...