25.5 C
Tiranë
Sunday, July 27, 2025
spot_img

Kosova shënon 19 viktima nga COVID-19, regjistrohen 711 raste të reja

Kosova ka shënuar një bilanc të rëndë nga COVID-19 në 24 orët e fundit me 19 viktima.

Prizreni dhe Gjilani kanë më shumë viktima sot nga 4 kurse kryeqyteti Prishtina ka vetëm 1. Ndërkoëhë 711 raste të reja janë shënuar së fundmi, por nga ana tjetër lajmi i mirë është se janë 721 pacientë të shëruar.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

1.633 TESTIME, 721 TË SHËRUAR DHE 711 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlora përballet me ndërprerje energjie, Lungomarja mbetet pa drita në kulmin e sezonit turistik

0
Prej disa orësh, disa zona të qytetit të Vlorës, përfshirë edhe Lungomaren – një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë verës – janë pa...

Zjarr masiv në Borsh, flakët i afrohen banesave – era pengon ndërhyrjen

0
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë sot një masiv kodrinor në zonën turistike të Borshit, duke krijuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Flakët po...

Albi Alla lë Flamurtarin dhe transferohet te PO Atsaleniou në Greqi

0
Pas një sezoni pozitiv me Flamurtarin, ku kontribuoi në ngjitjen e skuadrës vlonjate në Superiore, mbrojtësi shqiptar Albi Alla ka marrë një vendim surprizues...

“Dëgjova zërin e babit, por më thanë që kishte vdekur” – rrëfimi i Kristiola...

0
Pas ceremonisë mortore të të atit, Anesti Rama, e shoqëruar nga dhimbja për humbjen dhe tronditjen nga arrestimi i nënës dhe motrës së saj,...

Brigitte Macron i shkon deri në fund betejës ligjore për thashethemet rreth identitetit të...

0
Thashethemet për identitetin e supozuar transgjinor të zonjës së parë të Francës kanë qarkulluar prej vitesh në rrjetet sociale, por këtë herë Brigitte Macron...