11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Fuga citon mjekun e shquar europian,Kristian Peronë: Ka shtete në Europë që rrisin shifrat e COVID-19 për të marrë subvencione.

Akademiku dhe profesori, Artan Fuga ka publikuar një deklaratë tronditëse nga një mjek i shquar, Kristian Peronë i cili është dhe anëtar i Komitetit Teknik Kombëtar në një vend europian.

Fuga ka nxjerrë deklaratën e tij gjatë një interviste ku hedh dyshime se disa shtete në Europë për të marrë subvencione dhe ndihmë financiare manipulojnë duke rritur qëllimisht me manovra numrin e të infektuarve apo viktimave.

Sipas tij për viktimat u ushtrohet presion mbi familjarët edhe me para që persona të vdekur nga sëmundje të tjera të shpallen të vdekur nga COVID-19. Kurse për të infektuarit ai thekson se në disa spitale pacientët testohen dy ose më shumë herë.
Fuga shpreson që këto mos kenë ndodhur në Shqipëri, as ulje e as ngritje shifrash pasi janë korrupsion e mashtrim publik.

STATUSI NGA ARTAN FUGA
Kur ulet, por edhe kur ngrihet artificialisht numri i atyre që kanë humbur jetën nga Covid19!

Interesante, një nga antarët e komitetit teknik kombëtar të një vend europian, Kristian Peronë, në një intervistë në Youtube thekson ndêr të tjera:
Ka një rritje artificiale – shkruan ai – të numrit të të deklaruarve me Covid19 në Europë edhe për shkak të dy faktorëve:
1. Ka shtete në Europë që për të marrë subvencione, ushtrojnë presione mbi familjarët që persona të vdekur nga sëmundje të tjera të shpallen të vdekur nga Covid 19 dhe për këtë u bëhet presion familjarëve ose u ofrohen edhe parà.
2. Ka spitale dhe vende që të sëmurë nga Covid 19 i testojnë dy ose edhe më shumë herë që të rrisin artificialisht numrin e të infektuarve pikërisht për të marrë subvencione, ndihme financiare.
Unë nuk e di se sa të sigurta janë provat që ky mjek i shquar ka në dispozicion, por mendja ma ha se nuk flet kot!
E dyta uroj që këto dukuri të mos ketë ndodhur në vendin tonë, pra as të shtohet dhe as të ulet artificialisht numri i të infektuarve duke i deklaruar dy herë, ta zemë në privat dhe në publik, as të shtohet dhe as të ulet artificiaalisht numri i të vdekurve nga Covid!
Këto që thotë ky mjek i shquar, atje ku kanë ndodhur, nuk e di se ku, janë veprime kriminale, korrupsion dhe mashtrim publik!
Larg nesh këto! – uroj.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...