10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Detaje nga vrasja e Adriatik Tresës në Ekuador

Ndonëse jetonte në një vilë të rrethuar dhe me roje, Adriatik Tresa, 45 vjeç, u vra në një atentat të organizuar në Guayaquil të Ekuadorit. Shtatë persona të maskuar si policë u futën në banesë pasi thanë se kishin urdhër kontrolli nga gjykata. Mediat ekuadoriane kanë publikuar edhe momentet kur policët e rremë shkojnë tek banesa e shqiptarit dhe rojet u hapin portën. Mediat në Guayaquil kanë ndërtuar edhe skemën e vrasjes, ku një person me një pushkë të rëndë e qëlloi gjashtë herë Adriatik Tresën.

Zyrtarët e Policisë lokale thanë se shkak i vrasjes dyshohen prishja e pazareve për kokainën. Adriatik Tresa thuhet se ishte ndaluar në vitin 2013 si i dyshuar për vrasjen e një gazetari në Guayaquil, por edhe ishte skeduar si pjesë e grupeve të drogës. Dyzetepesëvjeçari ishte i martuar në Ekuador dhe jetonte prej vitesh aty, duke marrë edhe leje qëndrimi.

Ky nuk është rasti i parë i vrasjes së shqiptarëve në këtë shtet të Amerikës së Jugut për shkak të konflikteve të drogës.Në vitin 2017 u ekzekutua Ilir Hidri nga Vora ndërsa një vit më vonë u ekzekutua Adriatik Llagji nga Borshi dhe Fadil Kaçaniqi.Po në vitin 2018 një tjetër shqiptari që lëvizte me makinë të blinduar iu bë atentat po në Guayaquil.

Burime nga policia e shtetit që bëjnë me dije se po hetohet për të shkuarën e Adriatik Tresës në Shqipëri për të ndihmuar homologët ekuadorian në zbardhjen e ngjarjes.

Mediat në Ekuador vijojnë t’i japin jehonë vrasjes së 45-vjeçarit shqiptar Adriatik Tresa. Ato kanë publikuar edhe fotot pas ekzekutimit të Tresës, i cili është qëlluar me një pushkë të rëndë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

opennews.al

Autoritetet në Guayaquil theksuan sërish se shkak i ekzekutimit mafioz është trafiku i kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Sipas policisë vendase, Adriatik Tresa po hetohej si pjesë e një karteli mjaft të rrezikshëm që trafikonte drogën dhe shkak dyshojnë prishjen e pazareve.Autoritetet kanë ndaluar edhe kunatën e Adriatik Tresës, një vajzë nga Ekuadori, pasi ka fshehur celularët dhe disa dokumente të rëndësishme, që policia në Guayaquil dyshon se kanë lidhje me kokainën.

Adriatik Tresa me orgjinë nga Tirana, jetonte prej vitesh në Guayaquil të Ekuadorit. 45-vjeçari nuk rezulton i dënuar në Shqipëri, por është pjesë e një liste shqiptarësh që jeton në Amerikën Latine dhe që shpesh janë të skeduluar si pjesë e grupeve të trafikut të kokainës.

opennews.al

Tresa u ekzekutua nga një skuadër policësh të rremë, të cilët u futën brenda kompleksit të rrethuar me roje, dhe që cilësohej si zona e të pasurve në Guayaquil. Sipas autoriteteve vendase, kjo ishte e vetmja formë që vrasësit mund t’i afroheshin Adriatik Tresës.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...