23.5 C
Tiranë
Sunday, July 27, 2025
spot_img

Horror ! Me kokën e gjyshes në çantë, në aeroportin e Zyrihut shqiptari…/ Ja çfarë kërkon prokuroria

Në tetor 2018, policia arrestoi një djalë të ri në Aeroportin e Zyrihut. Fatmir T., 21-vjeç po ngutej, për të udhëtuar jashtë vendit.

Por ajo që oficerët gjejnë në çantën e shpinës i shtangu.Aty gjendet koka e një gruaje e mbështjellë me peshqir mëndafshi dhe një qese plastike.

Disa orë më herët, shqiptari nga Maqedonia e Veriut mbyti gjyshen e tij Miradije T., 74- vjeçe, në banesën e familjes së tij në Frauenfeld dhe më pas iu preu kokën. Sipas raportit, autori i veprës ka vepruar në një gjendje të rëndë psikike.

Sot Fatmir T. duhet të përgjigjet për vrasje të qëllimshme dhe vepra të tjera ndërsa ndodhet përpara gjykatës së rrethit në Frauenfeld.

Ish-montuesi elektrik nuk përballet me ndonjë dënim në kuptimin juridik:

Një raport mjeko-psikiatrik arrin në përfundimin se ai e ka kryer krimin për shkak të një sëmundje.

Zyra e prokurorit publik të Thurgau në Zvicër kërkon që të urdhërohet një masë spitalore dhe i riu të dëbohet nga vendi për 15 vjet.

Për shkeljet e kryera më parë të Ligjit për Narkotikët dhe Armët, parashikohet një gjobë me kusht dhe një gjobë prej 500 franga.

Aktakuza për gjyqin del me detaje të tmerrshme: Sipas kësaj, Fatmir T. pret derisa të jetë vetëm me gjyshen e tij në banesën e familjes. Ai godet gruan që po qëndronte vetëm disa ditë në Zvicër si turiste ndërsa po lutej.

Sulmuesi i afrohet viktimës së pambrojtur, e cila është gjunjëzuar në tokë që kryerjes së namazit dhe nga mbrapa ai e mbyt. Pastaj, i riu kap një thikë dhe i pret kokën gjyshes së vdekur.

A ishte i parashikueshëm akti i çmendur?

Nipi nuk kishte dyshime për atë që bëri. Pasi u la dhe u parfumos, lë një letër përgjegjësie në italisht në kuzhinë para se të dilte nga banesa.

Me kokën e Miradije T. në bagazh, ai më në fund udhëton me tren për në aeroport përmes stacionit të trenit Frauenfeld, shkruan Blick.

Tani, mbi dy vjet më vonë, në gjykatë lind pyetja nëse prerja e kokës mund të ishte parandaluar. Edhe para krimit, i riu tregoi probleme të sjelljes. Ai sulmoi vëllain e tij më të vogël dhe u paraqit në punë me një armë bosh.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Korrik 2025

0
♈ Dashi Energjia juaj është dinamike dhe veprimtaria është në kulm. Shfrytëzojeni motivimin këtë ditë – në dashuri dhe në punë vendimet e sinqerta sjellin...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Korrik 2025

0
Dita sjell një valë të nxehti veror, me diell të fortë dhe kushte atmosferike të qëndrueshme dhe pa reshje. • Në mëngjes dhe natë, temperaturat ulen...

Vlora përballet me ndërprerje energjie, Lungomarja mbetet pa drita në kulmin e sezonit turistik

0
Prej disa orësh, disa zona të qytetit të Vlorës, përfshirë edhe Lungomaren – një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë verës – janë pa...

Zjarr masiv në Borsh, flakët i afrohen banesave – era pengon ndërhyrjen

0
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë sot një masiv kodrinor në zonën turistike të Borshit, duke krijuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Flakët po...

Albi Alla lë Flamurtarin dhe transferohet te PO Atsaleniou në Greqi

0
Pas një sezoni pozitiv me Flamurtarin, ku kontribuoi në ngjitjen e skuadrës vlonjate në Superiore, mbrojtësi shqiptar Albi Alla ka marrë një vendim surprizues...