5.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosin marrëveshjen: “Shërbim prove në komunitet për të dënuarit”

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit që personat e dënuar për vepra të lehta penale të punësohen nga bashkia për punë në komunitet.

Sipas Veliajt kjo është  një mundësi tjetër për të miturit ose personat e dënuar për shkelje jo të rënda të ligjit, që ta shlyejnë dënimin duke kryer punë në interes të shoqërisë.

“Do jetë realisht e dobishme për komunitetin dhe kur marr parasysh bëhet fjalë për shkelje të një kategorie të lehtë dhe njerëz që kanë një arsim dhe një profesion. Njerëz që mund ti vendosin këto orë në dispozicion të shoqërisë. Në Tiranë nga 3500 dënime nga të cilat 700, 20% janë me orë pune në komunitet, nga kjo listë e gjatë 700 qytetare lirohen nga obligimi, duke bërë diçka të dobishme. Ata rehabilitohen.

“Tani që fillon edhe sezoni i plazhit ka nevojë për pastrim dhe mezi pres që duke filluar nga kjo stinë ne të mirëpresim ata bashkëqytetare që besojnë se riintegrohen në mënyrë dinjitoze”, tha Veliaj.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha kjo marrëveshje ka një përfitim të dyanshëm, si për qytetarët që duhet të kryejnë dëmimin e tyre, ashtu edhe për sistemin e drejtësisë.

“Ne do të vëmë në dispozicion të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të gjithë personat e dënuar në konflikt me ligjin, por edhe të miturit e dënuar në konflikt me ligjin me dënim alternativ, punë-interes-publik që ta shlyejnë këtë dëm që i kanë shkatuar interesit publik nëpërmjet punës. Kjo aplikohet në të gjitha vendet e Europës dhe shkon me përputhje edhe me qëllimin e dënimit, që është rehabilitimi dhe riintegrimi social i personave të dënuar në konflikt me ligjin. Përfitimi nga kjo marrëveshje është dyanshëm. Për ne si Ministri e Drejtësisë, si Shërbimi i Provës që mbikqyrin këto dënime, është rehabilitimi dhe integrimi në kohë i këtyre personave, ndërsa publiku, shoqëria në krahun tjetër, kompesohet për dëmin që i kanë shkaktuar këta persona”, përfundoi Manja

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Falsifikim i rezultateve të zgjedhjeve” – Prokuroria kërkon paraburgim për 10 kryesues të QKN-ve...

0
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të ndaluar...

“Posta automatike e Epstein është e pavërtetë” – Bill Gates mohon akuza nga dokumentet...

0
Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të fundit lidhur me Jeffrey Epstein, duke mohuar çdo akuzë që lidhet me sjelljen e tij...

Vdekja e Leonard Farrukut në anijen e azilkërkuesve në Britani trondit komunitetin dhe nxit...

0
Leonard Farruku, 27-vjeçar shqiptar, u gjet i pajetë në dhjetor 2023 në bord të anijes Bibby Stockholm, ku ishte strehuar si azilkërkues në Portland,...

Khloe Kardashian: “Kam frikë të hyj sërish në lidhje”

0
Khloe Kardashian ka rrëfyer se prej kohësh vuan nga sarmasofobia – frikë e fortë nga angazhimi në marrëdhënie romantike. Ajo foli hapur për këtë...

Situata në Ukrainë: pretendime ruse për kontroll, por realiteti në terren mbetet i pandryshuar

0
Në juglindje të qytetit ukrainas Kupjansk ndodhet qyteza e vogël Kupjansk-Vuzlovi, një zonë që së fundmi është bërë sërish objekt pretendimesh nga ana e...