29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Deklaratat e Lavrov për “Open Balkan”/ Rama: “Ballkani për të është i mbyllur tërësisht, ndaj s’ka marrë dot leje për të hyrë”

Nga Ohri ku merr pjesë në samitin e radhës së nismës Ballkani i Hapur, kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.

Rama tha se Ballkani është tërësisht i mbyllur për Lavrov, ndaj dhe ai nuk ka mundur dot të hyjë në rajon, duke iu referuar dhe anulimit të vizitës së tij të hënën në Serbi.

“Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën e tij sarkastike e pastaj nga manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë dhe urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike, është për të ardhur keq.

Nëse zotëria do të ishte promovuesi apo mbështetësi i Ballkanit të hapur, Ballkani do ishte i hapur minimalisht për të.

Ballkani për të është i mbyllur tërësisht, ndaj s’ka marrë dot leje për të hyrë në Ballkan nga vendet e Ballkanit që të jemi të qartë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...