25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

U deklarua i zhdukur nga babai, gjendet i mbytur në një rezervuar 26-vjeçari

Një i ri cili sot më herët u denoncuar i zhdukur nga familjarët është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit, ndërsa trupi i pajetë i 26-vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit për ekspertizën mjeko ligjore.

Më herët gjatë ditës policia beri me dije se në datën 15 qershor, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç.

“Në vijim të informacionit të sotëm, i cili bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, ju informojmë se ky shtetas u gjet i mbytur, në rezervuarin mbi fshatin Kolanec.

Trupi i pajetë u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet ne njoftimin e policise.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...