32.5 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Kancelari Scholz: “Ukraina i përket familjes evropiane, gjermania ka pranuar rreth 800,000 refugjatë ukrainas deri më tani

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp të dhënë nga Kievi, se ai erdhi në Ukrainë me një mesazh të qartë: “Ukraina i përket familjes evropiane”.

Ai shtoi se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në Bashkimin Evropian.

Scholz nënvizoi gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa asaj do t’i nevojitet.

Gjatë fjalës së tij kancelari gjerman zbuloi se Gjermania ka pranuar rreth 800,000 refugjatë ukrainas deri më tani.

Pritësi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi se pushtimi i Rusisë përbën agresion kundër të gjithë Evropës.

Ai shtoi se sa më shumë armë të marrë Ukraina nga vendet perëndimore, aq më shpejt do të jetë në gjendje të çlirojë tokat e saj të okupuara.

Mbështetje për anëtarësimin në BE, Ukraina mori dhe nga liderët e Italisë, Francës dhe Rumanisë, të cilët së bashku me kancelarin Scholz, vizituan Kievin këtë të enjte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për protestat ndaj projektit të Zvërnecit: “Nuk kam frikë nga turma, kriteri do...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” për protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji...

SHBA godet rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, rriten tensionet për Ngushticën e Hormuzit

0
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi për një valë të re sulmesh ndaj...

Operacioni global i Interpolit kundër mashtrimeve, 5,800 të arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë...

0
Rreth 5,800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar në një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, njoftoi sot Interpoli. Operacioni...

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin...

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

0
Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me...