30.7 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Bisedimet Kosovë-Serbi/ Zëdhënësi i BE-së: “Presim që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel”

Bashkimi Evropian pret që javën e ardhshme delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të finalizojnë temën e energjisë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano.

“BE-ja pret që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, tha ai përmes një deklarate me shkrim.

BE-ja ka qenë e pranishme në takimin e mbajtur javën e kaluar midis palës serbe dhe Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), në Stamboll të Turqisë.

 

KEDS nga viti 2013 është nën menaxhimin e konsorciumi turk “Çalik-Limak”. Kjo kompani ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren.

 

Në fillim të javës, kryengeociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, paralajmëroi se për çështjen e energjisë janë afër finalizimit të një dakordimi me palën serbe.

Ai tha se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur në muajin prill të vitit 2013”.

Marrëveshja e vitit 2013, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, parasheh që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për shpërndarjen e rrymës.

Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, por nuk është zbatuar asnjëherë.

Aktualisht, qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) humbjet nga faturat e energjisë në veri vetëm për vitin 2021 kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh.

Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit. Por, më 2017, një praktikë të tillë e pezulloi Gjykata e Apelit, pasi u vlerësua se një gjë e tillë ishte e paligjshme. Më vonë, ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Faturat për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës i paguan KOSTT-i, gjegjësisht Qeveria e Kosovës./REL/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptarët po përpiqen të formojnë të ardhmen e tyre”, The Guardian: Protestat kundër Ramës...

0
Prestigjiozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull të gjerë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke analizuar protestat që prej më shumë se...

“Edi Rama, jep dorëheqjen!”/ Momenti prekës në protestë, nxënësi i “Kiço Blushit” kërkon një...

0
Një nga momentet më emocionale të protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë u regjistrua kur në podium mori fjalën një nxënës i shkollës “Kiço Blushi”,...

NBC News i kushton artikull koncertit të Kanye West në Tiranë: Financimi me 4...

0
Vendimi i qeverisë shqiptare për të financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave...

“Po ndërtohen kulla, por s’blihet një shtëpi”, protestuesja: 4 milionë euro për koncert është...

0
Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, qytetarët vijuan të shprehin pakënaqësitë e tyre për situatën ekonomike dhe, sipas tyre, keqqeverisjen...

“Mua më lë me 112 mijë lekë pension, 4 milionë euro ia jep reperit”,...

0
Gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, një pensionist ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për alokimin e 4 milionë eurove nga fondi...