25.5 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Ministri i Jashtëm austriak: “BE ka përgjegjësi jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj Ballkanit Perëndimor”

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schalenberg, tha se Bashkimi Evropian ka përgjegjësi jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj Ballkanit Perëndimor, duke komentuar mbështetjen e dhënë të enjten Kievit nga krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë.

“BE nuk duhet të bjerë nën ‘vizion tuneli’ gjeostrategjik. Ne kemi një përgjegjësi jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë qenë kandidatë prej vitesh,” shpjegoi Schalenberg në një intervistë për gazetën austriake “Kurier”.

Ai theksoi se Ballkani nuk është dytësor, por oborri kryesor brenda BE-së.

“Ne nuk duhet të jemi qorr për një sy. Rusia ka mundësinë të jetë një faktor përçarës jashtë Ukrainës. Pa një plumb të vetëm, ne mund të shkaktojmë trazira në Ballkan. Prandaj, është në interesin tonë të marrim parasysh të gjithë fqinjësinë ”, theksoi Schalenberg.

 

Tani duhet të jetë e qartë, thotë ai, se procesi i zgjerimit është i një rëndësie të veçantë.

“Agresioni i Rusisë në këtë drejtim duhet të jetë një thirrje për zgjimin e BE-së”,theksoi Schalenberg.

Shefi i diplomacisë austriake tha se për ukrainasit ishte e qartë se aksesi ishte diçka që do të merrte shumë kohë.

“Prandaj, Samiti i BE-së nuk do të jetë për anëtarësim, por vetëm për një sinjal gjeopolitik”, theksoi Schalenberg.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...