16.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Akti normativ për kompensimin e çmimeve/ Vasili: “Kjo punë vjen erë, nuk ka mbështetje kaq bujare për biznesin”

Në mbledhjen e Komisionit për Çështje Sociale të Shëndetësisë, është shqyrtuar akti normativ për kompensimin e çmimeve.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ngritur shqetësimin për disa problematika dhe boshllëqe që ka sipas tij akti normativ i paraqitur nga qeveria për rimbursimin e çmimeve të kompanive private për punët publike, për shkak të ndryshimit të çmimeve.

Vasili, u shpreh se ky akt sipas tij nuk mund të thuhet se mbron vendet  e punës, duke shtuar se paketa bujare për bizneset nuk ka pasur.

“E pabesueshme që këtë akt që konsiderohet fakt i kryer kur kjo faturë financiare nuk ekziston, është kërkesë bazike për cdo akt që kalon në parlament.
Ne me qetësinë më të madhe shkojmë përpara. Kërkohet verifikim financiar nga qeveria, këtu sikur s’ka ndodhur asgjë kjo faturë nuk është dhe sikur të thuhet me gojë unë nuk e njoh se duhet të shoqëronte relacionin shoqërues”.

Ndër të tjera, Vasili kërkoi transparencë për artikujt për të cilat do kompensohen firmat private, pasi cmimet nuk kanë ndryshuar njësoj për të gjitha.

“Këtu flitet për artikuj të specifikuar. Pse nuk listohen artikujt e të thuhet qartë? Artikulli filan, masa e kompensimit kaq, në mënyrë transparente se jo të gjithë cmimet kanë lëvizur njëlloj.

E treta, unë e di që ka efekt pozitiv për punësimin, s’mund të flasim këtu për punësimin e gjithë shqiptarëve, ne do themi sa krahë pune afekton ky vendim akt normativ lidhur me këto biznese?

Ka dhe kontrata që nuk kanë bërë asnjë punë deri tani, pyetja është nëse qeveria e këta janë një kjo vjen erë, pse të mos kenë vazhduar punën?

E fundit paketa të tjera kaq bujare nuk ka për bizneset e tjera. Tek individi nuk vemi se kur vjen puna aty nuk preket asnjë taksë sa i takon cmimeve të naftës dhe produkteve të shportës. Si ka mundësi të kemi kaq bujari, mirë që kujdesemi për biznesin, por pjesën tjetër të biznesit që mban peshën kryesore të punësimit? Ky është problemi si përdorim financat publike që ekuilibrat shoqërore të ruhen”, tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...