24.4 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Amnistia fiskale/ Jaço: “Krijon hapësira për pastrim parash, evazion fiskal dhe konkurencë të pandershme”

Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço, në konferencën vjetore të Dhomës Amerikane u pyet lidhur me amnistinë fiskale,.

Jaço ka treguar cilat janë problemet kryesore që sjell miratimi i nismës për amnistinë fiskale.

Sipas tij, ky draft nëse miratohet dhe pa mbështetjen e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, krijon hapësira për pastrim parash, evazion fiskal dhe konkurencë të pandershme.

“Për amnistinë fiskale në e dimë që ka pasur një draft që është futur në konsultim publik, dhe për këtë duam më shumë kohë për ta analizuar.

Por opinioni është që drafti ekzistues ka ndryshime dhe problemi që kemi pasur me ligjin e amnistisë fiskale ka të bëjë me hapësirën dhe mundësinë që krijon për evazion fiskal. Ky është problemi kryesor që kemi me ligjin e amnistisë fiskale.

Nëse ky ligj ka marrë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, pra struktura si FMN, BE atëherë ne do të ishim mbështetës sepse ato janë strukturat kryesore që shikojnë detaje lidhur me pastrimin e parave. Megjithatë një problem tjetër është konkurrenca e pandershme dhe hapësira që ky ligj krijon.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...