25.2 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Situata e zjarreve/ Peleshi: “Jemi një vend i vogël dhe s’ja vlen që të kemi një avion tonin”

Pavarësisht rrezikut për përhapjen e zjarreve gjatë sezonit veror, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se Shqipërisë nuk i leverdis të blejë një avion me vlerë 50 mln euro.

Ai deklaroi në Komision se Shqipëria është një vend i vogël që nuk ka pse të ketë avionët e saj që përdoret vetëm për një muaj dhe kërkon kosto të madhe mirëmbajtje.

Ai tha se ushtarëve gjatë vitit të kaluar iu desh që të ecnin për gati 5 orë në këmbë për të shuar zjarrin në Llogara apo dhe në Sazan.

“Problemi, ose çështja nis nga reagimi i pushtetit vendor, i kryeplakut të fshatit, që aty duhet ta kërkojmë përgjegjësinë. Ne jemi hallka e fundit. Kur zjarri merr përmasa të mëdha, është ndërhyrja me trupa. ushtarët tanë në Sazan bënin 4-5 orë rrugë në këmbë. Ça mund të mbërrinin më shumë se me një lopatë xheniere?! Ka ndërhyrë një anije e forcë detare në Sazan. U aktivizuan 280 trupa, tokësore dhe detare. Më pas na erdhi mbështetja civile nga Greqia. Se kam natyrën që ju iki përgjegjësve. Duhet të kemi bashkëpunime, pasi kur vjen puna për emergjencën, ti duhet të shtrish dorën.

Ne nuk kemi helikopterë të posaçëm për shuarjen e zjarrit. Këtë fakt e di publiku. Pse nuk kemi? Këtë mund ta diskutojmë. Mendoj se një vend i vogël si Shqipëria s’ka leverdi që të investojë për një helikopter për shuarjen e zjarreve. Jemi një vend i vogël dhe s’ja vlen që të kemi një avion tonin. Edhe nëse i kemi 50 mln euro s’mund t’i investojmë atje për ta përdorur një muaj, shtuar dhe kostot e mirëmbajtjes, që janë të mëdha. S’ka kompani që bëjnë mirëmbajtjen e avionëve, është treg i vogël. Çfarë bëjmë ne? Ne mirëmbajmë flotën tonë ajrore, jashtë vendit. Ndaj kostot tona janë edhe më të mëdha.”, tha Peleshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Paunoviç, Sveçla: “Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë...

0
Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke i ndaluar asaj përherë hyrjen apo kalimin...

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...