8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Detaje nga vdekja e trefishtë në Athinë, dy shqiptaret që nisën përleshjen kishin një muaj që ishin liruar

Armando Lamaj dhe Andon Tefi rezultojnë shpërndarës kokaine në Athine.

Dy shqiptarët e vrarë mbrëmjen e së shtunës në Athine, kishin mosmarrëveshje me njeri-tjetrin pas arrestimit të fundit ku me pas të dy u lanë të lire. Në 1 qershor ata ishin paraqitur të dy në Prokurori, pas arrestimit për çështje droge dhe me pas janë liruar.

Bashkë me një të tretë ata u akuzuan se shisnin kokainë në Athine për 60 euro/grami. Madje arrestimi i tyre u krye gjatë një rasti shit-blerje. Gjatë kontrollit të policisë atëherë në servisin e makinave ku punonte Tefi, policia gjeti dhe sekuestroi në sirtar 1 dozë me sasi kokaine dhe 3 doza u gjetën në një automjet të braktisur.
Gjatë kontrollit personal iu gjeten 6000 euro ndërsa në banesë të Tefit u gjet 1 shkop metalik. Pas lirimit, Armando Lamaj dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë. Mëngjesin e së shtunës ata janë takuar duke lënë takim në mbrëmje. Lamaj bashke me miq e familjare te tij i kishin zenë pritë Tefit. Ky i fundit mbërriti në takim me një “Mercedes-Benz” ku ndodhej bashkë me një femër ndërsa pala tjetër mbërriti me 2 automjete dhe 1 motorr. Tefi duke menduar se do kishte rënë në pritë për t’u rrahur ose vrarë, hapi zjarr i pari duke qëlluar drejtuesin e motorrit, Armando Lamaj.

Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona. Një nga të plagosurit, pikërisht 23-vjeçari shqiptar, tentoi te largohej por Tefi e goditi me makinë. Në këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjecarja shqiptare, e cila i hypën sipër me makinë të riut shqiptar. Pas arrestimit nga policia, ne canten e 43-vjecares u gjet një pistolete “Zastava”. Pas largohet me këmbë, Tefi, i cili dyshohet se ishte nën efektin e lëndeve narkotike, rrëmben nga një kalimtar një automjet tip “Toyota Yaris” ngjyre e zeze dhe drejtohet për Agious Anargirous. Aty hyn ne një karburant dhe grabit 30 euro. Hypën në makinë dhe i drejtohet një bari në zonë ku edhe aty grabit 20 euro. Sapo del nga bari, pikaset nga policia e cila i bën thirrje për t’u dorëzuar por ai hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi ku plagosen dy policet dhe vritet Andon Tefi. Pranë tij u gjet një pistoletë e llojit “CZ”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...