23.2 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Ngjarja tronditëse në Danimarkë, policia”asgjë nuk tregon për një motiv terrorist”

Policia në Danimarkë e ka mbajtur një konferencë të re për shtyp, të hënën, në lidhje me të shtënat në Field’s, ku ka pasur edhe viktima e sulmuesi besohet të ketë probleme psiqike.

Søren Thomassen, kryeinspektori i policisë në Policinë e Kopenhagës, ka thënë se asgjë nuk tregon për një motiv terrorist.

I arrestuari, 22 vjeçar me sa duket ka vepruar i vetëm, raporton jyllands-posten, ndërkohë që Policia beson se këto janë viktima të rastësishme pa dallim race apo gjinie.

22-vjeçari i arrestuar për rastin ishte i njohur paraprakisht në psikiatri dhe i njohur edhe për policinë.

I arrestuari kishte një pushkë dhe një thikë.

Janë 3 të vrarë nga ky sulm dhe 4 të plagosur rëndë, pasi danezi 22 vjeçar përdori armë zjarri.

“Viktimat janë një 17-vjeçar danez, në vajzë daneze 17-vjeçare një 47-vjeçar me nënshtetësi ruse me banim në Danimarkë.

Ndërkohë janë shfaqur disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur personi i armatosur “shëtiste” nëpër qendrën tregtare në Danimarkë me një pushkë të vendosur mbi supe, para se të vriste kalimtarët e pafajshëm në një akt tronditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...