16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

‘Eksperiencë unike që do t’i lejojë tifozët të lidhen me kulturën e Katarit’/ FIFA zbulon fshatin ku do të qëndrojnë tifozët pë kupën e botës

Kupa e Botës, Katar 2022 është në horizont dhe vendi organizator po merr masat e fundit që ky eveniment të jetë një risi e vërtet.

Padiskutim, që risi është vetë fakti që për herë të parë një edicion i Kupës së Botës do të luhet në periudhën nëntor-dhjetor.
Por, për momentin një nga problemet kryesore mbetet akomodimi i tifozëve.

FIFA ka zbuluar një “qytet” që planifikon të presë tifozët dhe nuk bëhet fjalë për hotele.

Po flasim për një zonë kampingu me tenda në Al Khor, por jo e zakonshme, pasi një prenotim do të kushtojë rreth 350 paund për natë

Në Katar rezervimet e hoteleve janë të kufizuara, pasi ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi, Al Khor pritet të jetë të jetë forma më e lirë e akomodimit për çdo tifozë.

Megjithatë, nuk po flasim për tenda të thjeshta, pasi për çdo kënd që do të rezervojë aty, do të jetë një eksperiencë dhe kujtim i bukur. Tendat janë të bollshme, kanë ajër të kondicionuar, banjo të brendshme dhe pajisje për përgatitjen e kafesë dhe çajit. Përveç kësaj, ekziston edhe luksi i një televizori, një tharëse flokësh, mundësi për të hekurosur rrobat, frigoriferi, një kasafortë dhe madje edhe Wi-Fi, pra kushte që ofrohen në një dhomë tipike hoteli.

Al Khor është vetëm 40 minuta larg kryeqytetit Doha dhe do të mirëpresë 9 ndeshje duke përfshirë edhe një nga gjysmëfinalet e Botërorit të këtij viti.

FIFA e ka përshkruar akomodimin si një eksperiencë unike që do t’i lejojë tifozët të lidhen me kulturën e Katarit.

Fshati Fan Al Khor ofron një përvojë unike të kampingut arab që pasqyron dhe përfshin traditat e Katarit, me një ndërthurje fantastike të kushteve bashkëkohore deri te stili tradicional. I quajtur “fshati i tifozëve” është shumë pranë plazhit Farkiah, që mundëson një lidhje të jashtëzakonshme me natyrën, kulturën dhe bukurinë e rërës së artë.

Al Bayt Stadium dhe qyteti i Al Khor do të mirëpresin këto ndeshje gjatë Kupës së Botës:

Katar – Ekuador, Marok – Kroaci, Angli – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjë – Gjermani, Holandë- Katar, Kosta Rika – Gjermani dhe më pas një ndeshje në fazat, 1/16, çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...