26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Biontech dhe Pfizer marrin porosi në miliarda euro nga SHBA,vala e re e Covid-19 rikthehet serisht

Qeveria e SHBA-së porosit vaksina disa milionë vaksina kundër koronës tek kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Biontech.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për vjeshtën dhe kanë porositur më shumë se 100 milionë doza vaksine kundër virusit korona nga kompanitë Biontech dhe Pfizer. Uashingtoni njoftoi se është arritur një marrëveshje për të blerë 105 milionë doza vaksinash me një çmim prej3.2 miliardë dollarësh.Qeveria e SHBA-së ka frikë nga një rritje e re e numrit të infeksioneve në vjeshtë.

Porosia përfshin vaksina si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Furnizimi me vaksinat kundër COVID-19 është planifikuar të fillojë në fund të verës. Sipas shefit të Pfizer, Albert Bourla, bëhet fjalë për vaksina që mund të mbrojnënë mënyrë specifike kundër varianteve më të reja të virusit si p.sh. Omikron.
Një vaksinë kundër shumë virusesh korona

Me vaksinat kundër Covidit, kompania Biontech po punon me partnerin e saj amerikan, Pfizer jo vetëm për një vaksinë të përshtatur me variantin shumë ngjitës Omikron, e cila pritet të marrë miratimin e mundshëm për përdorim në vjeshtë.

Në gjysmën e dytë të vitit kompania me qendër në Mainz dëshiron të fillojë gjithashtu testimin klinik të vaksinave të gjeneratës së ardhshme, të cilat pritet të ofrojnë mbrojnë kundër një numri të madh virusesh korona. Këto përfshijnë vaksina për forcimin e qelizave T, të cilat mbrojnë kryesisht kundër sëmundjeve të rënda, dhe vaksina ndaj pan-koronavirusit, të cilat janë krijuar për të mbrojtur kundër të gjithë familjes së virusit dhe mutacioneve të tij. Qëllimi është “të ofrohet mbrojtje e përhershme kundër varianteve të ndryshme”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...