31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

U konfirmua të se qyteti lindor i Lysychansk ka rënë në duart e forcave ruse, por ky nuk është fundi i luftimeve në Donbas

Ushtria ukrainase konfirmoi të dielën se qyteti konfirmoi të dielën se qyteti lindor i Lysychansk ka rënë në duart e forcave ruse. Por çfarë do të thotë kjo për luftimet në rajonin e Donbasit?

Nga Jonathan Baele, BBC

Lysychansk ka pamje mbi Severodonetsk dhe ndodhet përtej lumit Seversky Donets.

Ekzistonte shpresa se meqë është ndërtuar në tokë të lartë, do të ofronte mbrojtje të fortë natyrore. Por laku përreth qytetit ishte shtrënguar, me forcat ruse që kontrollonin shumicën e aksesit brenda dhe jashtë.

Disa njësi ukrainase ishin tërhequr që javën e kaluar nga linjat e mbrojtjes.

Zyrtarët ukrainas ishin jashtëzakonisht të qetë të dielën për luftimet në qytet. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me arsyet e ‘sigurisë operative’. Ata nuk donin të transmetonin asnjë tërheqje taktike.

Por humbja e Lysychansk do të shihet si një goditje tjetër në lindje.

Megjithatë rënia e qytetit nuk është aspak fundi i luftimeve në Donbas. Ukraina kontrollon ende zona të mëdha urbane në Donetsk-un fqinj. Forcat e tyre kanë përgatitur linjat e reja mbrojtëse mes qyteteve Bakhmut dhe Slovyansk- megjithëse edhe ato tani janë nën granatimet e rënda ruse. Të dyja palët kanë regjistruar viktima të shumta.

Pyetja tani është nëse Ukraina mund të ndalojë përparimin dhe nëse Rusia mund të ruajë vrullin e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...