35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Harrojini trajtimet e shtrenjta,lani flokët me uthull molle.

Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë, kjo edhe falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg. Por pavarësisht kësaj, duket sikur femrat nuk gjejnë asnjëherë qetësi përsa i përket flokëve. Do të ketë gjithmonë diçka që shkon keq: flokë të djegur, maja dyshe që këputen, flokë të thatë dhe që elektrizohen sa hap e mbyll sytë.

Nëse jeni lodhur nga produktet agresive, ju propozojmë një trajtim shumë interesant që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë gjendjen e flokëve tuaj, një trajtim i cili po bën namin kryesisht në Instagram: TË LANI FLOKËT ME UTHULL MOLLE.

1.Balancon nivelin e pH-it të flokëve dhe skalpit të kokës: Niveli ideal i pH-it të flokëve duhet të jetë në nivelet 4 dhe 5, por shumë produkte si shampoja apo balsami i çrregullojnë këto norma dhe për pasojë keni flokë të thatë dhe të djegur. Aciditeti natyral i uthullës së mollës rregullon pH-in e flokëve pa dëmtuar yndyrën e tyre natyrale, sebumin.

2.Lufton zbokthin: Uthulla e mollës ka veti të forta antibakteriale dhe antimykotike. Lufton bakteret që shkaktojnë zbokth, kruajtje dhe thatësi të skalpit të kokës.

3.Hidraton flokët: Uthulla e mollës është hidratuesi më i mirë natyral që mund të përdorni për flokë tuaj. Mjafton një aplikim i thjeshtë dhe flokët tuaj do të jenë më të butë e do të krihen më lehtë.

Së pari është e rëndësishme të zgjidhni një uthull molle organike pasi vetëm kështu mund të përfitoni nga vetitë e saj të mrekullueshme. Lani flokët si zakonisht, përdorni ujë të vakët dhe një shampo organike. Në larjen e fundit, merrni një gotë uji me uthull molle (150-200 ml) dhe lagni flokët. Mund të përdorni një shishe spray për më shumë lehtësi. Masazhoni rrënjët e flokëve me delikatesë dhe më pas majat e tyre. Pas pesë minutash shpëlani kokën pa përdorur balsam. Uthulla mund të lëshojë fillimisht një erë të fortë, por kur flokët të jenë tharë do të jetë zhdukur krejtësisht. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në javë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...