10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

SHBA dhuron 368 milionë dollarësh mbështetje shtesë për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi një raund të ri të ndihmave humanitare për Ukrainën, në vlerë prej afro 368 milionë dollarësh, në krye të mbështetjes ushtarake të paralajmëruar më parë.

“Sot, mund të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gati 368 milionë dollarë mbështetje shtesë”, tha Blinken më 9 korrik pas takimit të tij me ministrat e Grupit 20 (G20) në Indonezi.

Ai tha se ndihma do të përfshijë “ushqim, ujë të pijshëm të sigurt, ndihmë në para, kujdes shëndetësor emergjent, strehim, si dhe mbështetje për koordinimin midis organizatave humanitare që po bëjnë kaq shumë nga kjo punë kritike në terren”.

“Më shumë se 11 milionë njerëz në Ukrainë, 11 milionë njerëz, kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i agresionit. Kjo është më shumë se një e katërta e të gjithë popullsisë së Ukrainës. Nevojat janë të jashtëzakonshme dhe ato do të rriten me vazhdimin e luftës”, tha ai.

Që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 1.28 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën, tha USAID.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...

Arrestohen dy shtetas në Gjirokastër, kapen 34 kg kanabis të fshehur për trafik drejt...

0
Dy shtetas, Eduart Mema dhe Edison Sinani, janë arrestuar pasi tentuan të trafikonin 34 kilogramë kanabis drejt Greqisë. Sipas policisë, droga ishte fshehur në shasinë...

Trafikuan 4 tonë dr*gë në Itali, GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nazer Seitin

0
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur dënimet për anëtarët e grupit Habilaj, të përfshirë në akuzat për trafik droge...