19.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Borrell dhe Varhelyi: Në Evropë, nuk ka vend për mohimin e gjenocidit

Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe komisionerit Oliver Varhely, në 27 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.

Në këtë deklarat, e cila nderon viktimat e këtij gjenocidi, thuhet se “ne qëndrojmë së bashku, në pikëllim, me të afërmit dhe miqtë e tyre që i mbijetuan gjenocidit”.

Sipas Borrell dhe Varhely ende edhe sot paqja nuk mund të merret si e mirëqenë.

“Agresioni i pajustifikuar dhe i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës ka rikthyer një luftë brutale në kontinentin tone”.

“Është më shumë se kurrë detyra jonë të kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës, si pjesë e historisë sonë të përbashkët evropiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Në deklaratë thuhet se vrasjet masive dhe krimet e luftës në Ukrainë sjellin kujtime të gjalla të atyre që u dëshmuan në luftën në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990.

Përfaqësuesit e BE-së thane se e shohin sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe se kjo tregon nevojën për tu ngritur në këmbë për të mbrojtur paqen, dinjitetin njerëzor dhe vlerat universale.

“Evropa nuk e ka harruar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe përgjegjësinë tonë për të mos qenë në gjendje të parandalojmë dhe ndalojmë gjenocidin. Në Srebrenicë, Evropa dështoi dhe ne jemi përballur me turpin tone”, thuhet në deklaratë.

Përfaqësuesit e BE-së deklaruan se duan të shohin përparimin e Bosnjë-Hercegovinës në pajtim me tejkalimin e trashëgimive të së kaluarës dhe përparimin e Bosnje e Hercegovinës në rrugën e saj të integrimit në BE.

“Udhëheqësit politikë duhet t’i kthejnë fjalët në vepra: Ata duhet të zgjedhin të vërtetën, drejtësinë dhe bashkëpunimin në vend të frikës dhe urrejtjes për të kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe të begatë për brezat e ardhshëm”, thuhet në deklaratë./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...