17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

CNN zbulon se çfarë nuk ia tregoi botës Kina për koronavirusin

Një rrjedhje e paprecedentë e dokumenteve të brendshme kineze zbulon, për herë të parë, atë që dinte Kina në javët e para të pandemisë Covid-19, por që nuk ia tregoi botës. Një informator që thuhet se punon brenda sistemit kinez të shëndetësisë, zbuloi dokumentet për CNN online, të cilat tregojnë një reagim kaotik që prej fillimit.

CNN i ka verifikuar ato, me ekspertë, këshilltarë të sigurisë në Europë e duke përdorur analizat digjitale.

Dokumentet ofrojnë zbulime të rëndësishme lidhur me rajonin e Hubeit, ku gjendet qyteti i Wuhanit. Fillimisht, vdekjet jo gjithmonë raportoheshin me saktësi. Më 17 shkurt, 196 persona humbën jetën sipas dokumenteve, por në raportimin zyrtar u fol për 93 viktima. E njëjta gjë duket të ketë ndodhur edhe me numrin e të infektuarve. Informacionet e brendshme sugjerojnë se në një ditë, gjatë shkurtit kishte pasur 6 mijë raste të reja, të gjitha serioze, por publikisht Kina konfirmoi vetëm 2500 të tilla.

“Nëse Kina do të kishte qenë më transparente dhe më agresive në reagimin e saj, kjo do të kishte pasur impakt në përhapjen e virusit, edhe në pjesën tjetër të botës. Gjithashtu, autoriteteve u ishte dashur më shumë se tri javë për diagnostikimin e rasteve në fillimet e pandemisë. Ndoshta, zbulimi më i rëndësishëm i përket fillimit të dhjetorit, momenti kur Covid-19 u shfaq fillimisht në Kinë”, thotë Dali Yang, profesor i Shkencave Politike, Çikago.

Dokumentet zbulojnë se pati një rritje të madhe të rasteve të gripit në Hubei, pikërisht atëherë kur mendohet që personat e parë të jenë prekur me Covid-19. Kishte 20 herë më shumë raste gripi se normalisht.

Ekspertët thonë se spitalet mund të jenë mbushur me pacientë që kishin simptoma të ngjashme me gripin, duke e bërë të vështirë evidentimin e rasteve të para me Covid-19. Dokumentet nuk tregojnë lidhje të rasteve me koronavirusin në mënyrë direkte, por pacientët u nënshtroheshin rregullisht ekzaminimeve imazherike. Dokumentet treguan, gjithashtu, se epidemia e gripit ishte më e përhapur gjatë javës së parë të dhjetorit jo në Wuhan, por në dy qytete të tjera të afërta.

Informacionet janë të rëndësishme për të gjurmuar se ku e pati fillimisht origjinën virusi i rrezikshëm. Ministria e Jashtme kineze nuk i është përgjigjur kërkesës së CNN për koment.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...