23.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Është pa logjikë e moral”/ Dashnor Sula: “Kjo rregullore nuk ka vlerë për këtë parlament, për të ardhur keq çelët seancën me 49 deputetë”

Deputeti i PD, Dashnor Sula, nga Kuvendi u shpreh sot se nuk është normale dhe as morale që të çelet seanca plenare, kur sipas tij në sallë ndodheshin vetëm 49 deputetë. Ai ta se në rastet kur deputetët e opozitës paraqesin problematikat e qytetarëve në seancë, mungojnë anëtarët e qeverisë, përjashtuar ministren Elisa Spiropali.

“Kjo rregullore nuk ka vlerë për këtë parlament, është për të ardhur keq se jemi në muajin e 11 të legjislaturës, dhe sot kemi një seancë të rëndësishme, ku raportojnë 5 institucione të drejtësisë, dhe ta marrin vesh të gjithë qytetarët që jemi në muajin e 7 dhe akoma nuk kemi përfunduar projektrezolutat dhe që nuk është bërë raportimi nga këto institucione, dhe ngelen katër muaj për rekomandimet që kuvendi do japë. Maksimumi ishte muaji mars për të përfunduar rekomandimet, që të ngelnin 9 muaj.

Është pa logjikë e moral, që të çelet seanca pa qenë kuorum i nevojshëm, ishim 49 deputetë dhe u çel seanca nuk është normale kjo.

Gjatë këtyre 11 muajve, është mungesë respekti ndaj deputetëve kur diskutohet për pr.ligjet, mungesa e anëtarëve të qeverisë, është prezentë në shumicën e rasteve, përjashtuar zonjën Spiropali.

Kërkoj të marrë fund kjo praktikë, bërja e kuorumit dhe votimi të bëhet në fund të diskutimit”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...