23.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Gjenocidi serb në Kosovë/ Alibeaj debaton me Nikollën: “Nuk mund të kalojë për votim, nuk është diskutuar dhe nuk ka si të vendoset”

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në lidhje me gjenocidin serb në Kosovë ka përplasur në Kuvend kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Alibeaj tha se si anëtar i Konferencës, mund të sigurojë që një takim nuk është mbajtur, ndërsa Nikolla ka thënë se mbledhja është bërë dhe se votimi mund të shihet në procesverbal.

Alibeaj: Është e disata herë që po abuzoni me pozicionin tuaj. Sapo thatë që është vendosur në konferencën e kryetarëve që rezoluta për gjenocidin serb do kalojë për votim. Nuk është diskutuar dhe nuk është vendosur. Nuk ka si të vendoset. Rregullorja e ka të qartë se cilat janë hapat proceduriale. Duhet përcaktuar dita dhe data kur seanca duhet të debatojë.

Rregullorja përcakton edhe faktin tjetër që duhet të ishte ajo data tjetër brenda 274 qershorit. Jeni me shkelje të procedurës por po thoni edhe diçka që nuk është e vërtetë. Duhet për të korrigjuar gabimet e bëra deri më tani por mbi të gjitha për të bërë nderin e duhur lidhur me detyrimin moral që ky kuvend ka.

 

E kaluam radhës së kaluar gjenocidin serb në Srebrenicë dhe nuk kalojmë gjenocidin serb në Kosovë. Ju merrni përsipër të thoni gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë. Seanca jonë duhet të jetë projektrezoluta jonë. Nuk ka rrugë tjetër. Është mundësia juaj e fundit për të korrigjuar këtë vendim”, tha ai.

 

Nikolla: Ka një vendim të datës 15. Kemi bërë edhe debat. Kanë folur edhe kolegë të opozitës dhe është vendosur. Pro keni votuar të gjithë. Nuk ka pasur kundërshti që ne të vazhdojmë me Komisionin e Politikës së Jashtme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...