1.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

‘Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi’komisioneri i BE reagon për çeljen e negociatave

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar pas zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai thekson se ky është një hap i madh drejt integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, teksa shton se përkushtimi i tyre ka qenë tepër i madh për të sjellë dy vendet e rajonit brenda BE-së.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut . Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda #BE-së . Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi,” shkruan Komisioner i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT