10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin në Lezhë

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Lezhë, ku i plagosur mbeti Aleksandër Deda, gjithashtu i njohur si “Leksi i Druve”.  Deda është një personazh jo i panjohur për Policinë e Lezhës. Mësohet se 42-vjeçari ka pasur një konfklikt me një ish-deputet të Partisë Socialiste.

Edhe pse në gjendje të mirë shëndetësore, Deda nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit për të zbardhur atentatin ndaj tij duke mos treguar shumë detaje se çfarë ndodhur në mbrëmjen e 1 dhjetorit.

Autorët e kishin vjedhur makinën tip “Audi” në qytetin e Lushnjes, ndërsa targat që i hoqën para se ta digjnin i kishin “huazuar” në Lezhë. Brenda mjetit është gjetur i shkatërruar nga flakët një kallashnikov dhe një sasi gëzhojash, ndërkohë që i padëmtuar është gjetur edhe një telefon celular që dyshohet t’i ketë rënë një prej autorëve teksa nxitonte që të largohej nga vendngjarja. Ky telefon do të zbërthehet nga Policia për të zbuluar çfarë fshihet nga tabulatet, kush dhe kë ka telefonuar autori.

Pse është i njohur Deda për Policinë e Lezhës?

I plagosuri rezulton i dënuar në Itali dhe gëzon disa pasuri të konsiderueshme në Lezhë e Shëngjin, por shumë prej tyre ia ka kaluar në emër të vëllait të tij, Bledar Deda. Dy vëllezërit janë hetuar për pastrim parash, dhe Prokuroria e Lezhës u ka sekustruar një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1146.6 m2 në qëndër të Lezhës. Pikërisht në këtë pronë është një ngritur një ndërtesë, lejen e të cilës e ka lëshuar ish-kryebashkiaku i LSI-së, Viktor Tusha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...