28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Liam Hemsworth nuk bezdiset nga fakti që Miley e quan “të dështuar” marrëdhënien e tyre.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth do të jenë përgjithnjë bashkë, por në zemrat tona. Sa për kujtesë, ish-çifti u lidhën dhe u ndanë shumë herë brenda 10 vitesh, derisa romanca përfundoi në martesë dhe martesa jetëshkurtër në divorc! Dyshja i dha fund vitin e shkuar, por Miley pavarësisht gjithçka ka ndodhur gjatë kësaj kohe, s’mund të mos flasë për Liam-in dhe historinë me të.

Së fundmi, këngëtarja u shpreh se lidhja e tyre nuk do të funksiononte kurrë për shkak të konflikteve të shpeshta dhe Liam s’ka asnjë kundërshtim.

“Mes nesh kishte shumë konflikte. Kur kthehesha në shtëpi, kisha nevojë të kisha një njeri me të cilin të koordinohesha, të isha në një linjë. Nuk doja drama ose zënka.”- u shpreh Miley gjatë një interviste për The Howard Stern Show.

Pavarësisht se e konsideroi dështim martesën me të, Cyrus tha se do ta dojë përgjithmonë Liam-in.

“Pavarësisht ulje-ngritjeve që kishte ajo lidhje, unë e kam dashur dhe e dua shumë atë. Do ta dua përgjithmonë.”

Nga ana tjetër, aktori duket fare i pashqetësuar nga deklarata të tilla. Nuk bezdiset nga fakti që Miley e quan “të dështuar” marrëdhënien dhe është totalisht i fokusuar nga e dashura e tij e re,Gabriella Brooks.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...