0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Prof. Dr. Edvin Prifti / Kreu i Kardiologjisë në QSUT: Si vepron Covid-19 në organizëm, grupi më i rrezikuar

Prof. Dr. Edvin Prifti, shefi i kardiologjisë në QSUT, thotë se autoritetet shqiptare nuk duhet të shqetësohen për vaksinën që do të sjellin kundër koronavirusit, por se cila është ajo.

Ai thotë se të dhënat shkencore të vaksinave vijnë nga kompanitë prodhuese që kanë interesa komerciale.

“Detyra e politikanëve dhe e njerëzve publikë është që në një situatë të tillë ka nevojë për shpresë. Mendoj dhe kam besim kryesisht te informacioni që vjen nga vendet perëndimore që është më shkencori dhe kam bindjen se kanë efekte në parandalimin e sëmundjes, por autoritetet si FDA-ja në SHBA apo EMA në Evropë, janë më të kujdeshshëm dhe janë duke mbledhur informacionin e duhur mbi efikasitetin e vaksinave.

Të dhënat shkencore vijnë nga vetë kompanitë. Ato janë komerciale dhe kanë interesat e tyre në tregun përkatës. Një produkt kalon të gjitha hapat kur kanë kaluar në sitën e institucioneve të pavarura. Duke qenë se kemi të bëjmë me një teknologji që kemi të bëjmë për herë të parë ka pyetje thelbësore. Këto produkte çfarë efektesh afatgjata kanë.

 

 

Është shumë e rëndësishme që ne nuk mund të themi do futen vaksinat. E rëndësishme është çfarë vaksinash. Mua më intereson kualiteti i vaksinës. Janë 58 vaksina. Secila mund të ketë problematikat e veta dhe mund të zgjidhet ajo që i shërben më mirë njeriut”, theksoi ai emisionin “Java” në RTSH.

Prof. Prifti thotë se jo të gjithë pacientët që intubohen humbasin jetën, duke përmendur pacientët që janë operuar nga zemra. Ai tha se gjithë pacientët e infektuar me Covid në Kardiokirurgji, janë shëruar.

Ai kërkon që autoritet të zbulojnë numrin e vërtetë të vdekjeve, duke identifikuar edhe ato në shtëpi, ndërsa shton se pacientët me problemet e zemrës janë një target i madh i virusit.

“Pacientët kardiakë janë një nga target. Covidi nuk është infeksion, është ai që vjen pas infeksionit. Kemi të bëjmë me një virus i cili shkakton në një përqindje pacientësh, një sëmundje që quhet koronavirus.

Vaksina nuk vret virusin. Ky është një virus që futet edhe tek kafshët. Kemi rastin e Danimarkës që u vranë 17 mln kunadhe që është një mutacion i koronavirusit. Kaloi nga njeriu tek kunadhet dhe nga kunadhet tek 12 njerëz. Mutacioni shkakton mos njohjen nga vaksina.

Virusi vetë nuk vret, por vret reaksioni ndaj këtij virusi. Në një përqindje të vogël, organizmi hiper-reagon duke shfaqur koronën. Ajo që identifikojmë me sy janë pacientët që nuk marrin dot frymë. Në një rast tjetër covidi vret në mënyrë imediate nëpërmjet krijimit të trombeve.

Është një detyrë e rëndësishme ndaj vendit që sa vdekje kanë ardhur. INSTAT-i ka filluar të mbledh të dhënat, por duhet të dihet çfarë ka ndodhur me pacientët në shtëpi. Unë mendoj se covidi vret më shumë pacientët kardiopat. Në një situatë të tillë, fluksi i pacientëve është i reduktuar.

Në momentin që janë pozitiv, duhet të fillojnë kardio-spirinën. Nën drejtimin e mjekut duhet të fillojnë edhe anticoagulant nga 10 ditë deri në dy javë. Është më se e mjaftueshme.

31 pacientë të operuar kanë qenë me covid. Sigurisht janë pacientë që vijnë urgjenca dhe ne nuk e kontrollojmë dot dhe të sëmurët nga zemra duhen trajtuar në kohë rekord. Të gjithë dolën nga terapia intensive, katër prej pacientëve u intubuan dhe të gjithë shkuan në shtëpi.

Është një mesazh që është një sëmundje që do impenjim maksimal. Ne kemi një ekip reanimatorësh që bëjnë një ndjekje speciale. Pacientin e fundit e nxorëm pardje, një personel të spitalit”, theksoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT