26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ndahet nga jeta presidenti Fax News. Kush ishte Kasem Hysenbelliu, drejtori i suksesshëm i mediave

Kasem Hysenbelliu, 59 vjeç, themeluesi dhe presidenti i Fax News dhe ish-drejtues i grupit mediatik News 24, Balkanweb, GSh, Panorama dhe Radio Rash, humbi sot betejën me COVID19 në Turqi, duke u ndarë nga jeta, por duke lënë shenjë.

Kush është Kasem Hysenbelliu?

Miku i të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, Hysenbelliu ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake Skënderbej, me rezultate të shkëlqyera. Pasi përfundoi studimet e larta, Kasem Hysenbelliu punoi në profesionin për të cilin u diplomua me rezultate shumë të larta, duke shërbyer si pedagog, në edukimin e brezave të rinj të oficerëve ushtarakë, në shkollën e Bashkuar. Me hapjen e kufijve, në vitet ’90 ashtu si shumë të tjerë, bashkë me familjen Z. Hysenbelliu emigroi në shtetin fqinj në Greqi.

Me rikthimin në atdhe në vitet 2003-2004, Kasem Hysenbelli drejtoi grupin mediatik “Panorama”, ku me vendosmëri e përkushtim kontribuoi për ta bërë atë gazetën më të madhe në vend, me tirazhin më të lartë.

Karriera e tij në media, vijon me një tjetër grup mediatik, ku gjithashtu u ndje dora dhe bashkëpunimi i tij profesional. Në 2011 z.Kasem Hysenbelliut iu besua drejtimi i grupit mediatik News24, Balkanweb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH.

Prej tetorit 2017, Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin ‘Fax News’ që nga tetori 2017, ku arriti të të ndërtojë një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...