30.7 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Ministrja gjermane mbështet Greqinë për mosmarrëveshjen me Ankaranë për ishujt e Detit Egje

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, mban qëndrim të qartë pro Greqisë në mosmarrëveshjen me Ankaranë për ishujt e Detit Egje.

Ende në Greqi, ku qëndroi përpara vizitës së saj në Turqi, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock rikonfirmoi sovranitetin e Greqisë në mosmarrëveshjet për disa ishuj në Detin Egje dhe hodhi poshtë pretendimet territoriale të Turqisë. Lesbos, Kos, Rodos dhe shumë ishuj të tjerë i përkasin Greqisë, tha Baerbock dhe “askush nuk ka të drejtë ta vërë këtë në pikëpyetje.”

Annalena Baerbock dhe Nikos Dendias

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë janë përkeqësuar sërish masivisht. Ankaraja bëri kohët e fundit thirrje për tërheqjen e ushtrisë greke nga këta ishujt. Turqia po mundohet t’i përforcojë këto kërkesa edhe përmes fluturimeve që po kryejnë avionët luftarakë turq mbi ishujt e banuar grekë. Greqia e justifikon vendosjen e trupave me praninë e anijeve të shumta zbarkimi në bregun perëndimor të Turqisë.

Tensionet mes dy vendeve u rritën në verën e vitit 2020 pasi Turqia dërgoi në Mesdheun lindor anije gjeologjike, të shoqëruara edhe nga anije luftarake, për të kërkuar për depozita gazi në këtë zonë potencialisht të pasur me gaz natyror .

Turqia akuzon Gjermaninë për anshmëri

Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock u bëri edhe një herë thirrje të dy vendeve, anëtare të NATO-s, që të angazhohen në dialog dhe të respektojnë sovranitetin e njëri-tjetrit. Kjo e zemëroi homologun e saj turk, Mevlut Çavusoglu. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ai deklaroi se Gjermania e ka humbur paanshmërinë në rolin e saj si ndërmjetës dhe se Berlini duhet t’i dëgjojë të dyja palët pa paragjykime.

Annalena Baerbock dhe Mevlut Cavusoglu

Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i dënoi gjatë takimit me ministren Baerbock eksportet gjermane të armëve në Turqi, veçanërisht eksportin e nëndetëseve. Që nga viti 2004 Gjermania i ka shitur Turqisë anije luftarake ose komponentë për nëndetëse në vlerë prej miliardash. “Me këto nëndetëse ekziston një rrezik i madh që ekuilibri i fuqive në Mesdhe të dalë jashtë ekuilibrit”, paralajmëroi Dendias dhe duke akuzuar njëkohësisht Turqinë se po kërcënon në mënyrë efektive vendin e tij me luftë. /DW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...