32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Protestuesit në Irak kundërshtojnë formimin e një qeverie nga grupet që mbështeten nga Irani, sërish sulmojnë Parlamentin

Qindra mbështetës të një kleriku shiit hyn në Parlamentin e Irakut të shtunën. Kjo është hera e dytë brenda javës që protestuesit sulmojnë Parlamentin.

Ata po kundërshtojnë përpjekjet për formimin e një qeverie të udhëhequr nga grupet që mbështeten nga Irani.

Forcat e sigurisë në Irak përdorën gaz lotsjellës dhe shok-bomba me qëllim që të shpërndanin protestuesit. Sipas Associated Press në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve janë lënduar disa persona.

Për shkak të protestës nuk u mbajt seanca e paraparë plenare.

Sipas një njoftimi, kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, ka urdhëruar forcat e sigurisë që të mbrojnë protestuesit dhe ka kërkuar nga ata që të protestojnë në mënyrë paqësore.

Mijëra protestues, ndjekës të klerikut Muqtada al-Sadr, kanë përdorur litar për të rrëzuar barrikadat e betonit, të vendosura pranë ndërtesave qeveritare dhe ambasadave të huaja.

Ata i janë përgjigjur thirrjes së al-Sadr për të protestuar kundër formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga aleanca Korniza e Koordinimit, që përbëhet nga parti shiite të mbështetura nga Irani.

Partia e al-Sadr u tërhoq nga bisedimet për formimin e qeverisë në qershor, duke i mundësuar aleancës rivale Korniza e Koordinimit që të ketë shumicën e nevojshme për të lëvizur përpara me procesin.

Të mërkurën, qindra mbështetës të al-Sadr sulmuan ndërtesën e Parlamentit pasi aleanca Korniza e Koordinimit e nominoi Mohammed al-Sudani për postin e kryeministrit. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...