11.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ,Rama thirrje Vuçiç të tërhiqet nga provokimet drejt Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës ku mbrëmjen e djeshme grupe të caktuara serbe kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë kosovare.

Gjatë takimit me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez, Rama i ka dalë në mbështetje nismave të institucioneve të Ksoovës, që siç tha ai “e kanë të drejtë dhe për detyrë të zbatojnë marrëveshjet bilaterale dhe të mbrojnë sovranitetin e tyre”. Kreu i qeverisë ka dërguar edhe një mesazh të qartë në drejtim të Beogradit zyrtar dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke kërkuar që të tërhiqen nga provokimet në Veri me grupe të caktuara.

“Me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez kemi folur për Kosovë. Dihet që Spanja ka në pozicion të ndryshëm dhe tradicionalisht të palëvizshëm, për arsye që lidhen me vetë Spanjën, por që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe të drejtës së tyre. Sidoqoftë kemi diskutuar në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim tërësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë për t’u zbatuar edhe jo për t’u diskutuar. Por përshëndesim edhe shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje, gjë që u kërkua edhe nga Shtetet e Bashkuara përmes ambasadorit në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...