21.3 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Aksident tragjik në Itali, Ishin duke kaluar nëpër shina, dy motrat goditen nga treni i shpejtësisë së lartë

Dy motra të moshës 15 dhe 17 vjeç, Alessia dhe Giulia Pisano, u goditën dhe u vranë nga një tren me shpejtësi të lartë që kalonte nëpër stacionin Riccione (Rimini) rrugës për në Milano.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Nga informacionet e para dy të rejat u panë duke mbërritur në stacion dhe duke u përpjekur që të kalonin nëpër shina.

Hetimet po vijojnë nga policia hekurudhore dhe karabinierët. Babai i të rejave u njoftua, falë zbulimit të një celulari në vendin e aksidentit.

Pas aksidentit, trafiku hekurudhor u pezullua përkohësisht midis Riminit dhe Cattolica-s, në drejtim të Ankonës dhe u organizuan shërbime zëvendësuese për trenat rajonalë me autobusë.

Policia nuk përjashton asnjë hipotezë, nga një kalim i pakujdesshëm, tek një sherr mes të dyjave që përfundoi në shina, tek një tentativë vetëvrasjeje e njërës prej tyre, dhe me motrën tjetërqë është përpjekur që ta ndalojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...