30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Votimet në Parlament për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviç: “Dua shpjegime pse erdhi kjo iniciativë”

Në Malin e Zi po zhvillohen diskutime në Parlament mbi nismën për rrëzimin e qeverisë pas marrëveshjes së firmosur me kishën ortodokse serbe.

Kuvendi i Malit të Zi ka mbajtur sot votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Gjatë kësaj senace, ai ka kërkuar shpjegime se përse erdhi iniciativa për rrëzimin e tij, “kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Dritan Abazoviç kërkon sqarime të hollësishme se pse është kërkuar një mocion mosbesimi i tillë.

Ai u shpreh se që ditën e parë kur erdhi në krye të qeverisë, politika ka shprehur shqetësime se ai i përket një kombi me pakicë kombëtare në vend (Shqipërisë).

”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme. Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj.

Dhe pas saj nuk qëndron as rruga evropiane, as dëshira për të përzier kartat politike. Ka nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’u shpëtuar. Për këtë do të flas më poshtë, emrin dhe mbiemrin” – tha Abazoviç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vetëm pak orë pas armëpushimit! Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në...

0
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në jug të Libani, më pak se 24 orë pas shpalljes së një...

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...