36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë kritikon qeverinë për nismën e paralajmëruar të ‘pasaportave të arta’

Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka kritikuar qeverinë për nismën e paralajmëruar të ‘pasaportave të arta’ për investitorët e huaj.

Jaço ka shpërndarë një reagim të Bashkimit Europian ne të cilën kritikohet ky propozim i Qeverisë Rama, ndërkohë që thekson se prioritet duhet të jetë hapja e negociatave dhe plotësimi I kritereve të vendosura nga BE.

Sipas kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Qeveria duhet të ndjekë përshpejtimin e kursit të anëtarësimit dhe jo devijimin nga legjislacioni i BE.

“Prioriteti i Shqipërisë – pas hapjes së negociatave – duhet të jetë përshpejtimi i kursit të anëtarësimit. Potenciali për t’u përshtatur me tregun ekonomik europian përfaqëson përfitime madhore për Shqipërinë. Dhe mënyra më e mirë për të nisur procesin e plotësimit të kritereve është përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë të BE – dhe jo devijimi prej tij” thekson Enio Jaço.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...