26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Institucionet kanë vepruar në kohë”/ Ministri Peleshi: “Mund të kenë pasur synim devijimin e vëmendjes nga një skenar tjetër”

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kanë zhvilluar sëbashku një konferencë shtypi lidhur me ngjarjen e ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë fjalës së tij se tha se ngjarja e Gramshit është ekzagjeruar nga politika, duke shtuar se çdo situata është ndjekur dhe trajtuar me seriozitet.

Ai shtoi se institucionet vepruan në kohë.

“Institucionet kanë vepruar në kohë dhe ky është lajm i mirë. Unë konfirmoj se ne jemi të përgjegjshëm dhe secili nga ne theksoj se duhet të ruhet nga spekulimet mediatike apo politike. Nuk është hera e parë që tursitë të huaj kanë kuriozitet të fotografojnë dhe duhet sqaruar se ka disa nivele të pronave apo bazave të ushtrisë. Ka theksoj shumë site ish-ushtarake që janë të vizitueshme por sa kohë që janë në mbikëqyrjen e Forcave të Armatosura vizita duhet të bëhet me leje. Ky është rasti i Gramshit apo dhe i Policat, Ne sot nuk kemi Industri të armëve, ka aktivitet sporadik të demontimit të armëve të ndryshme. Ku demontohen herë pa herë armë që sekuestrohen, pra bëhet thjesht shkatërrimi dhe më pas çuarja për skrap. Por ky nuk është aktiviteti i vërtetë i uzinës së Gramshit i para viteve ’90. E njëjta gjë edhe me Poliçanit, me një sasi modeste do të thoja ka një aktivitet të vazhdueshme. Pra them se nuk ka aktivitet ushtarak të mirëfilltë , por kjo nuk e relativizon ngjarjen në Gramsh. Ata kanë tentuar të hyjë në të, njëri ka kapërcyer rrethimin dhe kur është ndaluar nga ushtarët tanë ka reaguar në mënyrë të dhunshme. Ngjarja e Gramshit po trajtohet me seriozitet për shkak të dhunës , dhe faktit që kemi të bëjmë me tre të huaj me pasaporta ruse që nuk kanë qenë vetme në Gramsh dhe si ngjarje na shqetëson fakti se mund të ketë patur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër. Pra meriton ta shohim edhe në mënyrë të tërthortë. Kemi shumë struktura të tjera që përpunojnë çdo informacion, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë. Ne jetojmë në një rajon delikat, rajoni i Ballkanit është kompleks, Shqipëria është kampion në Ballkan sa i përket qartësisë për orientimin e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe...

0
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e...

Menjëherë pas arrestimit, policia kontrollon banesën e Uljan Shpatarakut në Tiranë

0
Menjëherë pas arrestimit të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut në zonën e Plepave në Durrës, forcat e Policisë kanë zhvilluar një kontroll në banesën...

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...