23.9 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shijojnë shëtitjen me varkë gjatë muajit të mjaltit në Itali

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck filluan muajin e tyre të dytë të mjaltit me një shëtitje me varkë të martën (23 gusht) në një hotel të bukur italian.

Dyshja u fotografuan në Grand Hotel Tremezzo në liqenin Como në Italinë Veriore, dalja e parë e çiftit të famshëm që nga dasma e tyre e fundjavës në pronën e “plantacionit” të Affleck në Gjeorgia që u kushtoi rreth 8.9 milionë dollarë.

Të porsamartuarit – të cilët u martuan për herë të dytë të shtunën – u panë duke lundruar nëpër liqenin Como ndërsa ishin ulur në pjesën e pasme të një varke. Ata ishin kryesisht vetëm përveç kapitenit dhe bashkëkapitenit.

Lopez, 53, vazhdoi veshjen në të bardha teksa u pa me një fustan me mëngë të gjata. Ajo e kompletoi ‘look’-un me një çantë të bardhë dhe aksesorë floriri, shkruan PageSix.

Nga ana tjetër, Affleck, 50 vjeç, kishte veshur një këmishë të kaltër me mëngë të gjata me pantallona bezhë dhe atlete të bardha. Ai mbante edhe një byzylyk floriri.

Gjatë shëtitjes me varkë, çifti dukej i mbështjellë në një bisedë intensive dhe këngëtarja ndërthuri krahët e saj rreth krahëve të të shoqit.

Pavarësisht bisedës në dukje serioze, të porsamartuarit ndanë një puthje të ëmbël përpara se aktori i “Batman” të shikonte me dashuri nusen e tij të re.

Po atë ditë, çifti ishte fotografuar gjithashtu duke drekuar në Grand Hotel Tremezzo në Liqenin e Komos.

Sipas fotove të siguruara nga Daily Mail, fituesi i “Oscars” u kap duke parë fotot e bashkëshortes së tij në telefon, e cila kishte veshur tre fustane Ralph Lauren në ditën e tyre të madhe.

Gjatë fundjavës, çifti i njohur festoi dashurinë e tyre me një festë tre-ditore.

Ata i nisën gjërat me një darkë provash të premten përpara se të martoheshin për herë të dytë para miqve dhe familjes të nesërmen. Ata e mbyllën fundjavën me një drekë të dielën.

Pavarësisht festës mahnitëse krejt të bardhë, fundjava nuk shkoi aq mirë sa shpresonin.

Çifti duhej të nxitonte në spital të premten pasi nëna e Affleck u rrëzua në pronën e aktorit në Georgia dhe kërkoi kujdes mjekësor. Ndërsa një mysafir i dasmës u nxor nga vendi i ngjarjes me një ambulancë të shtunën.

Një muaj më parë, Lopez dhe Affleck “fluturuan në Las Vegas” dhe thanë “Po” njëri-tjetrit në “A Little Ëhite Chapel” përpara dy prej pesë fëmijëve të tyre. Seraphina e yllit të “Argo”dhe një nga binjaket 14-vjeçare të këngëtares, Emme.

Menjëherë pas martesës së tyre të shpejtë, ata u fotografuan në muajin e mjaltit në Paris.

Të gjithë fëmijët e tyre – përfshirë ata të aktorit Violet dhe Samuel dhe ata të këngëtares Emme dhe Max – ishin të pranishëm në dasmën e dytë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...