16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Inceneratori i Tiranës/ Partia e Lirisë publikon fakte të reja: 70 milionë euro për të blerë një pajisje të përdorur

Partia e Lirisë ka publikuar këtë të mërkurë fakte të reja për aferën e inceneratorëve.

Në një konferencë për mediat, koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj zbuloi një kontratë mes kompanisë së inceneratorëve dhe një kompanie italiane për blerjen e një impianti të përdorur.

Ajo tha se ndonëse u bënë 70 milionë euro pagesa nga shtetit dhe privati, u ble një pajisje e përdorur.

“Sot bëjmë publike një kontratë që është e lidhur midis kompanisë italiane ‘Ecros SRL’ dhe integrated energy BV, shpk.

Kontrata ka në thelb blerjen e një impianti të përdorur.

Pra ne paguajmë dhjetra miliona euro, kompania deri më tani ka mbledhur rreth 70 milionë euro pagesa nga shteti dhe nga privati dhe blen pajisje të përdorura.

Kontrata është lidhur në shtator te vitit 2020, për një vlerë 70 mijë euro.

Ajo cka e bën më të rëndë këtë fakt ka rreth dy vite që instancat shtetërore që duhet të auditonin këtë kompani nuk e kryejnë punë e tyre.

Njësia e zbatimit të projekteve nga 3 anëtarë të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga dy anëtarë të Bashkisë së Tiranës. E ne vijojme paguajme 29 euro tonin per nje impiant te perdorur”, tha Briseida Shehaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...