13.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

Patriarku Rus Kiril anulloi pjesëmarrjen e tij në një takim ndërfetar me Papa Françeskun

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kiril anuloi pjesëmarrjen e tij në një takim ndërfetar të planifikuar muajin e ardhshëm në Kazakistan, ku pritej të takohej me Papa Françeskun.

Kreu i marrëdhënieve me jashtë për Patriarkatin e Moskës, Mitropoliti Anthony i Volokolamskut njoftoi se Patriarku Kirill nuk do të marrë pjesë në takimin e 13-15 shtatorit, dhe se për këtë arsye çdo takim i mundshëm me Papa Françeskun nuk do të mbahej.

Patriarku rus,Kirill e ka justifikuar pushtimin e Ukrainës mbi baza shpirtërore dhe ideologjike, duke e quajtur atë një betejë “metafizike” me Perëndimin. Ai i ka bekuar ushtarët rusë që nisen për në Ukrainë, dhe ka ngritur idenë se rusët dhe ukrainasit janë një popull.

Papa Françesku kishte konfirmuar muajin e kaluar se do të takohej me Patriarkun Kirill në Kazakistan në atë që do të ishte takimi i dytë mes një pape dhe një patriarku rus. Takimi i parë u mbajt në vitin 2016-të dhe i dyti ishte planifikuar për në qershor, por u shty për shkak të pasojave diplomatike të luftës.

Papa Françesku e ka dënuar luftën në Ukrainë, por është përpjekur të mbajë një derë të hapur për dialogun me Moskën, duke mos e dënuar me emër Rusinë, Presidentin Vladimir Putin apo patriarkun Kirill. Qasja e tij e ka zemëruar Kievin, i cili këtë javë dënoi komentet e Papës mbi se “të pafajshmit nga të dyja palët po paguanin çmimin e luftës”.

Papa Françesku i bëri këto komente të mërkurën teksa lufta në Ukrainë hyri në muajin e saj të shtatë dhe iu referua vrasjes në fundjavë në Moskë të Darya Dugina, një komentatore televizive nacionaliste ruse dhe vajza e teoricienit politik rus të krahut të djathtë, Alexander Dugin, i cili e mbështet fuqimisht luftën. Françesku përmendi “vajzën e shkretë” të vrarë nga një bombë në Moskë, si dhe jetimët në Ukrainë dhe Rusi, ndër “të pafajshmit” që janë viktimizuar nga “çmenduria e luftës”.

Ambasadori i Ukrainës në Selinë e Shenjtë, Andrii Yurash, tha se fjalët e Françeskut ishin “zhgënjyese” duke barazuar “agresorin dhe viktimën, përdhunuesit dhe të përdhunuarit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT