11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Një tjetër foto që lidhet drejtpërdrejt me kryeministren e Finlandës Sanna Marin u bë virale në rrjetet sociale

Një tjetër foto që lidhet drejtpërdrejt me kryeministren e Finlandës Sanna Marin u bë virale në rrjetet sociale duke marrë mori kritika e sulme të shumta.

Dy gra, shoqe të Sanna Marin, shfaqen gjysmë të zhveshura në brez e sipër, duke u puthur. Por ajo çfarë e bën këtë akt problematik është fakti se videoja o regjistrua në rezidencën zyrtare të kryeministres në Helsinki. Kryeministrja u vu nën presion për këtë foto dhe kërkoi falje publike.

“Fotografia është e papërshtatshme, kërkoj falje për këtë”, tha Marin para gazetarëve.

Fotoja, e publikuar fillimisht në Tiktok dhe më vonë e shpërndarë nga mediat finlandeze, tregon influenceren finlandeze Sabina Särkkä, e cila shfaqet gjithashtu në videon e mëparshme të kërcimit, dhe një grua tjetër duke u puthur dhe duke eskpozuar gjoksin mbi të cilin para se të postohej fotoja ishte vendosur një etiketë me mbishkrimin në anglisht “Finlandë”.

Marin konfirmoi të martën se fotografia është bërë në zyrën e saj në Kesäranta në Helsinki, në korrik. Koha përkon me Festivalin ku morën pjesë Sanna Marin dhe shoqëria e saj. Kreu i qeverisë tha se në atë kohë kishte ftuar “miq” në zyrën e saj, të cilët “kaluan mbrëmjen” atje dhe “shkuan në sauna”.

Kjo foto vjen pa tre videove të etiketuara nga shumë persona si të papërshtatshme për një drejtuese shteti. Në njërën, Sanna Marin shfaqet duke kërcyer e duke pirë në një festë private me miqtë, ndërsa ua dyshua se kishin konsumuar kokainë. Në tjetrën, Sanna Main po kërcente në club me një shok të saj, ndërsa në videon e tretë po kërcente me një shoqe. Mënyra se si Sanna Marin kërcente me miqtë në këto video u quajt “provokuese” dhe e “shthurur”.

Pasi videoja e parë që qarkulloi në rrjet mori kritika të shumta, Sanna Marin doli në një konferencë për mediat ku tha se ka bërë tetsin e drogës e se nuk ka konsumuar lëndë narkotike të paligjshme. Por, të shumtë janë edhe ata që e mbështesin kryeministren për mënyrën e saj të të festuarit. Madje, në shenjë solidariteti shumë finlandezë kanë postuar video të tyre duke kërcyer e festuar.

Eksperti i sigurisë kibernetike Petteri Järvinen sugjeron se hakerët rusë mund të fshihen pas shpërndarjes së këtyre videove, pasi mund të kenë hakuar telefonin ose llogaritë sociale të ndonjë personi që ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Marin, sipas gazetës Iltalehti.

Marin nuk e fsheh se i pëlqen të marrë pjesë në festa, dhe shpesh është fotografuar në festivale muzikore. Para pak kohësh, Marin u quajt “kryeministrja më e cool në botë” nga gazeta gjermane Bild.

Edhe vitin e kaluar ajo kërkoi falje pasi kaloi gjithë natën në club ndërkohë që kishte qenë më përpara në kontakt të ngushtë me një të infektuar me COVID-19.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...