9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Gjashtëmbëdhjetë persona marrin pasaportën shqiptare/ Veliaj: “Kush do e mendonte se 30 vjet pas demokracisë, do kishte persona që duan të bëhen shtetas shqiptarë”

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj në një ceremoni zyrtare të betimit në Bashkinë e Tiranës, ka mirëpritur 16 persona, që do të marrin pasaportën shqiptare.

Veliaj, në fjalën e tij, deklaroi se “interesimi për t’u bërë shtetas shqiptarë sa vjen e rritet nga qytetarë nga e mbarë bota, që nga vendet pranë nesh deri nga Siria, Palestina e Indonezia”.

Kreu i bashkisë së kryeqytetit tha se Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe se askush nuk e kishte menduar se do kishte qytetarë nga vende të huaja, që do shprehnin interesim për t’u bërë nënshtetas të vendit tonë.

Veliaj bëri thirrje për promovim sa më të madh të vlerave të vendit dhe të kombit shqiptar.

“Është kthyer në modë që të shajmë veten, shajmë Tiranën dhe Shqipërinë. Nuk mund ta shajmë vendin tonë, sepse është flamuri ynë. Në demokraci ka debate, por një ditë ka debate për votë e më pas duhet punuar që vendi të ecë përpara. Do kemi qytetarë që janë me origjinë nga Palestina, nga Venezuela, Siria dhe Indonezia, ata e dinë që kanë probleme në shtetet nga vijnë, por nuk e shajnë vendin e tyre. Nuk ndodh, sepse njerëzit thonë se ky është vendi ynë, është oda jonë. Çdo javë 20 të rinj bëhen shtetas të Shqipërisë.

Kush do e mendonte se 30 vjet pas demokracisë, në Shqipëri do kishte persona që duan të bëhen shtetas shqiptarë, sepse ne punojmë përditë për ta bërë vendin tonë, një vend më të mirë. Çdo komb ka probleme, por nuk bën që ta shajmë kombin tonë, por të promovojmë çdo gjë të mirë që kemi. Ne jemi në paqe dhe duhet të punojmë që të jemi një vend gjithmonë e më i mirë”, deklaroi Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...