12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

(Foto/video)Dy të plagosur! Nxehen gjakrat në protestë, qytetarët ulërasin dhe kërkojnë dorëheqjen e Lleshajt pas vrasjes Klodianit

Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur para Ministrisë së Brendhsme dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministri Sandër Lleshaj, dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të ulërasin e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra.

Me pankarta në duar, ata ulërasin dhe kërkojnë të futen brenda godinës. Kjo protestë nuk ka kaluar pa përplasje. Të rinjtë janë përplasur me efektivët duke lënë kështu dhe dy të plagosur pas. Një gaztear dhe një efektiv policie janë gjakosur pas përplasjeve. I pranishëm në këtë protestë është edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, që nuk është përmbajtur.

 

 

“Ky shtet është kurvë, nuk ndalemi,”- ka thënë ai ndër të tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në Tiranë. 25-vjeçari u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka ngritur në këmbë gjithë Shqipërinë.  Së fundmi në Gjirokastër dhjetëra qytetarë  kanë marshuar rrugëve të qytetit, duke u ndalur tek Institucioni i Prefektit të Qarkut ku edhe kanë ndezur qirinj.  Ata kërkojnë që për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë të vihet drejtësia në vend. “Jemi këtu për të mbrojtur jetën e të gjithë fëmijëve tanë. Po përballen më policinë diktatoriale”, u shpreh një qytetarët. Po ashtu protësta ka nisur dhe në qytetetin e Durrësit, ku protestuesit kanë dalë  para godinës së Prokurorisë në Durrës duke bërë apel për drejtësi. “Në Shqipëri nuk dihet sa vlen jeta e njeriut”,- u shprehën protestuesit.

opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...