27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Po zienin makarona”, katër shqiptarët kapen brenda shtëpisë së barit me vlerë 1.6 milion paund

Një bandë kriminale shqiptare është shkatërruar në Britaninë e Madhe teksa 4 persona u kapën brenda një shtëpie të përshtatur për kultivimin e kanabisit që kapte vlerën e prej 1.6 milion paundësh në një ndërtesë pak metra larg Gjykatës së Kurorës Carlisle.

Operacioni i rritjes në ‘shkallë industriale’ – i kompletuar me sisteme profesionale ndriçimi dhe ujitjeje – drejtohej nga një ish-klub nate dhe mundësohej nga energjia elektrike e vjedhur me vlerë 11,000 paund në ditë.

Katër shqiptarët që drejtonin ‘fermën’ u dërguan të gjithë para gjykatës së kurorës pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Në bankën e të akuzuarve ishin 29-vjeçari Nikolin Progni, 42-vjeçari Klaudio Lekndreaj, 28-vjeçari Klaurent Lena dhe i pandehuri më i ri, 22-vjeçari Andrea Vukaj, shkruajnë mediat e huaja.

“Policët hynë në ndërtesë dhe gjetën një numër dhomash në errësirë dhe disa dhoma të ngritura për prodhimin aktiv të kanabisit.

Të pandehurit ishin pajisur me dhoma banimi, që përfshinin shtretër, një tavolinë dhe garderobë; dhe një kuzhinë, ku një tigan me makarona po vlonte ndërsa policia hyri në ndërtesë”,– thuhet në raportin e policisë.

Prokurori, Z. Rogerson tha: “Zona e ndenjes ishte e pajisur mirë, me dollapë dhe një frigorifer dhe ushqim. Kishte gjithashtu një banjë të veçantë; zona ishte shumë e pastër; dhe kishte një dhomë lavanderi, me një lavatriçe në mes të ciklit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...