25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Nuk ka qeveria ende politika pasi kjo qeveri vetëm ankohet dhe nuk ofron zgjidhje”/ Tabaku: “E papranueshme rritja e çmimit të energjisë në kohë krize”

Dy deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu kanë dalë sot në një konferencë për mediat për të folur për situatën ekonomike, paketë antikrizë të qeverisë si dhe zgjidhjet e mundshme.

Tabaku tha se kjo është një qeveri që vetëm ankohet dhe nuk ofron zgjidhjen. Ajo pyeti nëse ka ndonjë plan qeveria për të vendosur një çmim tavan për blerjen e energjisë qoftë edhe duke bashkëpunuar me shtetet e tjera të rajonit?!

“Ka politika qeveria për diversifikimin e energjisë dhe prodhimit të saj?! Nuk ka qeveria ende politika pasi kjo qeveri vetëm ankohet dhe nuk ofron zgjidhje
Ka ndonjë plan qeveria për të vendosur një çmim tavan për blerjen e energjisë qoftë edhe duke bashkëpunuar me shtetet e tjera të rajonit?!

Qeveria duhet të kishte vendosur një taksim ekstra për fitimet ekstra të kompanive të energjisë dhe naftës. Kjo duhet të rishpërndahej tek qytetarët dhe bizneset në nevojë siç po vepron Europa.
Në Europë çmimet e energjisë luhaten duke parë edhe angazhimet dhe politikat ekonomike. Pra çmimet kanë qenë dhe 1000 euro/kilovat dhe sot kanë zbritur në 400 kilovat. Duhet një plan i qarte se si do të operohet!”, tha Tabaku.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...