22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Situata ekonomike në vend/ Arbi Agalliu: “Rritet fondi për transportin, ndërkohë qindra nxënës nuk ndjekin dot shkollën prej mungesës së transportit”

Dy deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu kanë dalë sot në një konferencë për mediat për të folur për situatën ekonomike, paketë antikrizë të qeverisë si dhe zgjidhjet e mundshme.

Arbi Agalliu theksoi se paketa antikrizë e sjellë nga qeveria është qesharake.

“Në këtë akt normativ të buxhetit të vitit aktual, nuk ndryshojnë parashikimet qeveritare mbi vlerën nominale të PPB-së.
Aspektet kryesore në këtë akt normativ:
• Rritja me rreth 30 miliardë lekë të pritshmërive për të ardhurat totale krahasuar me planin qeveritar te vendosur ne aktin e mëparshëm normativ mars 2022.
Ne aktin normativ te miratuar mars 2022, plani per te ardhurat totale u rrit me 10 miliarde leke. Nese i shtojme edhe 30 miliarde leke te ketij akti normativ do te thot se kemi ne totat rritje me 40 miliarde leke nga buxheti i miratuar ne nentor 2021. Kemi rritje te tatim fitimit me 8.4 miliarde leke, taksat nacionale me 1.75 miliarde leke, taksat doganore me rreth 1 miliarde leke. Nderkohe vetem nga TVSH kemi rreth 17 miliarde leke me shume. Kuptohet qe rritja ka ardhur si pasoj e rritjes se nivelit te pergjithshem te çmimeve dhe jo si rezultat i zhvillimit ekonomik, aktivitetit tregtar, qarkullueshmerise se parasë etj. Pra efekt i qarte si pasoje e rritjes se çmimeve”, tha Agalliu.

Ai shtoi: “Pyetja që shtrohet është ku shkojnë këto para? A shpërndahen drejtë në ekonomi duke i krijuar asaj frymëmarrjen e nevojshme, duke përkrahur shtresat vulnerabël, duke mbështetur sipërmarrjet familjare?”

“A shkojnë këto para për infrastrukturë, për shkolla e spitale, per fermeret dhe bujqesine? A shkojne keto para per pensionistet, per familjet ne nevoje, per paga te policeve, mjekeve dhe stafeve akademike apo shkojne per te paguar faturat e nje sistemi korruptiv i cili po boshatise Shqiperine cdo dite e me teper? Apo shkojne per te paguar inceneratoret dhe tenderat korruptiv?”, tha ai.

Sipas tij, përgjigja është shumë e qartë.
“Vendosja e nje vlere te re prej 6.1 miliarde leke si kontingjence per tu perdorur gjate pjeses se mbetur te vitit per nje pakete sociale.
Paketa e pare 3-mujore ishte per periudhen prill-qershor por nga ana tjeter qe nga 1 korriku qeveria nuk ka dhene asnje qindarke ndihme per shtresat ne nevoje, pensionistet dhe sektoreve te ekonomise (perfshire transportin).
Gjithashtu rritet me 700 milione leke fondi rezerve i Keshillit te Ministrave.
Vendosja e nje fondi prej 1.67 miliarde leke per tju shperndare institucioneve sipas kerkesave qe mund te prezantojne ne vijim per kompensimin e kostove te rritura ne ndertim. Ky fond do te perdoret pasi institucionet te kene perdorur hapesirat ekzistuese buxhetore, pasi sipas deklaratave te vete perfaqesuesve te qeverise, vlera totale e kompensimit perllogaritet afersisht 70-80 milione euro.
Rritet fondi per subvencionimin e qirave me 1.72 miliarde leke, pasi qeveria shprehet se fondi fillestar prej 1 miliarde leke eshte ezauruar tashme por perseri ka njerez qe jetojne ende ne cadra nga termeti i fundit.
Rritet fondi per tekstet shkollore “falas” si edhe transportin e mesuesve dhe nxenesve me1.2 miliarde leke. Nderkohe jane me qindra nxenes qe nuk ndjekin dot shkollen vec prej mungeses se transportit. Nuk po flasim ketu per ata te cilet e paguajne personalisht. Po keshtu edhe stafet akademike”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...