16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

“Nuk ka zhvillim pa krimin”/ Partia e Lirisë reagon pas deklaratës së ministrit Çuçi: “Krimi është oferta e vetme e Edi Ramës për zhvillimin e Shqipërisë”

Partia e Lirisë ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në një emision televiziv, ku deklaroi se vrasje do ketë dhe se nuk ka zhvillim pa krimin.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaron se çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet. Ai thekson se shporrja e Ramës, kumbarit të krimit është prioriteti kryesor.

POSTIMI I PLOTË

Krimi është oferta e vetme e Edi Ramës për zhvillimin e Shqipërisë. Vetë Ministri i Brendshëm, publikisht dhe paturpësisht pohon se: “Nuk ka zhvillim pa krimin” dhe në këtë rast autori dihet çfarë ka dashur të thotë.

Këtu e ka dhe burimin shkelja e ligjit, kapja për fyti e shtetit dhe e drejtësisë, mungesa e rendit publik dhe rritja e pasigurisë së jetës, vjedhjet dhe abuzimet me taksat e shqiptarëve.

Një Ministër i Brendshëm, në çdo vend të Europës do të ishte shkarkuar në sekondë nga detyra, në rast se do të bënte një pohim të tillë kaq tronditës për opinionin dhe po aq frymëzues për krimin. Por në Shqipëri kjo nuk ndodh sepse krimi e ka sot kumbarin e tij në krye të Qeverisë.

Është kjo është arsyeja pse 10 vite në pushtet Edi Rama e kanabizoi Shqipërinë, u hapi portet, aeroportet dhe të gjitha rrugët trafikantëve të drogës, “bekoi” vrasjet dhe atentatet mafioze në qendrat e qyteteve me parrullën “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, e ktheu Tiranën në “lavatriçe” të pastrimit të parave të pista me kullat shumëkatëshe, përdori bandat për vjedhjen e votave, “gradoi” trafikantët me mandat deputeti, i emëroi kryebashkiakë dhe drejtorë në administratë, kriminalizoi Policinë e Shtetit dhe dekonspiroi aksionet për kapjen e të shumëkërkuarve.

Çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet.

Ndaj shporrja një orë e më parë e kumbarit të krimit, Edi Rama është sot prioriteti ynë kryesor!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...