18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

“Putin ka dështuar në Ukrainë, do të paguajë një çmim shumë të madh”, shprehet drejtoria i CIA-s

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns thotë se ka gjasa që sulmi ndaj Ukrainës mund të shndërrohet në një nga gabimet më të rënda, që do të mbahen mend, për presidentin rus Vladimir Putin.

“Deri tani është e vështirë të shihet rezultati i luftës, apo rezultatet Putinit, si diçka tjetër përveçse një dështimi”, tha zoti Burns, në një konferencë për sigurinë kibernetike, që u mbajt në Uashington të enjten.

“Rusia do të paguajë një çmim shumë të madh“, tha zoti Burns. “Jo vetëm që u ekspozua dobësia e ushtrisë ruse, por lufta do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse dhe për brezat e ardhshëm në Rusi“.

Vlerësimi i hapur nuk është i pari që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan çka paralajmëron se lufta në Ukrainë do t’i kthehet Rusisë në bumerang.

Në qershor, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se forcat tokësore ruse “janë degraduar deri në pikën, që do t’u duhen vite për t’u rikthyer atje ku ishte, në shumë aspekte”.

Zonja Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin zotin Putin që të negocionte të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve.

Por presidenti rus duket se e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

“Nuk ishim ne ata që filluam operacionin ushtarak, ne po përpiqemi t’i japim fund“, tha zoti Putin në një forum ekonomik në qytetin port të Vladivostokut të mërkurën, duke përsëritur qëndrimin e tij të hershëm se ai ishte i detyruar të dërgonte forca në Ukrainë për të mbrojtur rajonet separatiste të mbështetura nga Moska, që kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

“Në planin afatgjatë, do të ndihmojë në forcimin e vendit tonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit“, shtoi ai. Drejtori i CIA-s tha të enjten se ai pret që lufta në Ukrainë të provojë se zotin Putin e ka gabim.

“Putini ka vënë bast që do t’ia dalë të jetë më i fortë se ukrainasit, evropianët dhe amerikanët“, tha zoti Burns. “Pikëpamja e tij ka qenë gjithmonë se ne (Perëndimi) kemi probleme me vëmendjen dhe do të shpërqendrohemi. Por Putini gabon, po aq sa gaboi thellësisht në supozimet e tij që nga shkurti i kaluar, në lidhje me vullnetin ukrainas për të rezistuar, apo dhe vullnetin e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë për të mbështetur ukrainasit”, shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...