13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Kapet “mat” 39-vjeçari, kultivonte bimë narkotike, i sekuestrohen dy armë gjahu pa leje

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit të policisë të koduar “Mollaj” u arrestua shtetasi Hair Kalemaj i cili dyshohet se kishte kultivuar kultivuar bimë narkotike në pronën e vet. Gjithashtu policia në shtëpinë e 39-vjeçarit ka sekuestruar edhe 2 armë gjahu pa leje në banesë.

“Sekuestrohen 2 armët e gjahut që iu gjetën në banesë të arrestuarit dhe asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit nga toka dhe ajri. Si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Mollaj”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-H. K., 39 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive””, njofton Policia e Mallakastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...